Gjatë mbledhjes me Grupin Parlamentar të PS, Edi Rama u shpreh se çdo ndërhyrje e deputetëve me telefon do të quhet vepër penale. Ai shtoi se do ta propozojë këtë ligj dhe do i kërkojë të gjithëve ta votojnë.
“Do të propozoj që çdo ndërhyrje e një deputeti me telefon për të futur njeri në punë të konsiderohet vepër penale. Dhe do ta propozoj këtë e do t’ju shoh të gjithëve në sy e do ju kërkoj ta votoni. Çdo mesazh: ‘Fute këtë në punë’; ‘Shiko pak atë’, do të quhet vepër penale”, tha Rama. Top Channel

