Tensionet në kryeqytet kanë përfshirë një tjetër zonë kyçe, teksa forcat e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) kanë ndërhyrë pranë Ministrisë së Financave. Në këtë zonë ka pasur hedhje të gazit lotsjellës nga efektivët e FNSH-së për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit kanë vazhduar të mosr tërhiqen, duke u kundërpërgjigjur me gurë dhe sende të ndryshme rrethanore ndaj forcave të rendit. Nga ana e tyre, trupat e FNSH-së janë përgjigjur vetëm me hedhjen e gazit lotsjellës për të mbajtur situatën nën kontroll. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
