Reiz Petritaj, i moshuari që me bastunin e tij iu kundërvu kryetarit të këshillit bashkiak të Maliqit për të mos e lejuar të dilte nga mbledhja, thotë se askush s’do ta gëzojë bashkinë. Banori i Selcës thotë se në Lozhan e Libonik ishte diskutuar që mos të prishej bashkia Maliq, ndërsa në mbledhje ngjarjet rrodhën ndryshe duke e nxitur të reagonte i indinjuar. Petritaj tregon me trishtim edhe pak për jetën e tij, të afërmit që i janë larguar dhe faktin që nuk ka fëmijë . “Unë u revoltova për arsyen sepse unë jam nga fshati Selcë. Më kanë ikur të shumtët e njerëzve jashtë shtetit. Kur i kanë mundësitë të jetojnë këtu dhe kanë dëshirë të jetojnë. Një prej mbesave kam, fëmijë s’kam se s'jam martuar, se ashtu ka qenë problemi. Problemi tani këtu është se korrupsioni i pallogaritshëm. Sot unë mora vesh që do bëhej atje në Lozhan takim dhe shkova. Erdhën në Lozhan, ranë dakord të tërë në Lozhan që të mos prishet Bashkia e Maliqit. Ashtu edhe në Libonik, kudo kështu. Tani këto lojëra se si janë, nuk e di. Unë kur vajta që u revoltova atje, vajta e dëgjova erdha edhe në këshill të shihja çfarë bëhej. LEXO EDHE:Ku prodhohen më shumë fruta në Shqipëri? Nga Korça në Lushnje e Elbasan, ja cilat bashki kryesojnë Kishim folur kudo që të mos prishet Bashkia e Maliqit. Këshilltarët që kishin folur andej që mos shkrihet bashkia, këtu ikën. Edhe drejt me thënë, kalova në ekstrem për moshën që kam. I shtyva kështu. Tani problemi është se Maliqi nuk duhet të prishet. I çoj mesazh Kryetarit të Parlamentit që ka bërë shumë me Bashkinë e Maliqit, që kanë bërë korrupsionin në ujërat, se kanë marrë hidrocentralet, se kam kërkuar informacion për të gjitha kam kërkuar këto që kanë bërë. Nuk e mbyllin dot. Ta dinë! U bëj thirrje edhe protestuesve... që kanë dalë atje. Jam gati të vete po s'vete dot! M’u dha rasti këtu... jo m’u dha rasti se e kërkova vetë, po u them që nuk do ta gëzojë dot Kryetari i Parlamentit korrupsionin që ka bërë me Bashkinë e Maliqit edhe ta gëzojë. Nuk e gëzon dot!”, përfn i moshuari. Lajmi kryesor: ‘Territorialja’, socialistët braktisin mbledhjen e këshillit bashkiak Maliq, qytetari ‘kërcënon’ me bastun: Ulu atje! (VIDEO) P.J/Shqiptarja.com TAG: Reiz Petritaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.8% Shoqëria 27% Social media 16.2% Vota total: 4781 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
