Lajme Zone
"Ndajini sheshet, jua kam dhënë këtë këshillë që më 18 korrik"/ Manja ironizon protestuesit
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

"Ndajini sheshet, jua kam dhënë këtë këshillë që më 18 korrik"/ Manja ironizon protestuesit

Deputeti i Partisë Socialiste dhe kryetari i Komisionit të...

Deputeti i Partisë Socialiste dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka ironizuar protestën përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Në postim, Manja ka ndarë një reagim të tij të datës 18 korrik, ndërsa shkruan se ka të njëjtën këshillë për protestuesit.

Sipas tij studentët dhe opozita duhet të ndajnë vendet përkatëse se ku duan të protestojnë.

Reagimi i plotë: Ndajini sheshet, se jua kam dhënë këtë këshillë që më 18 korrik!

Njëra palë të marrë Sheshin Skënderbej, tjetra Bulevardin, ndërsa Sheshin Nënë Tereza lëreni zonë neutrale!

Bëjeni, se jeni akoma në kohë! Se jo vetëm që s’po merreni vesh me njëri-tjetrin, por po na bëni gazin e botës edhe me protestën!

Mos thoni pastaj që s’jua kam thënë! /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.