Lajme Zone
Ndahet nga jeta senatori amerikan Lindsey Graham
BotëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Ndahet nga jeta senatori amerikan Lindsey Graham

Senatori republikan amerikan Lindsey Graham ka ndërruar je...

Senatori republikan amerikan Lindsey Graham ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër dhe të papritur. Lajmi u bë i ditur nga zyra e tij, e cila konfirmoi se politikani u nda nga jeta të shtunën në mbrëmje.

“Familja e senatorit Graham vlerëson lutjet në këtë kohë dhe kërkon privatësi gjatë kësaj periudhe tepër të vështirë”, thuhet në deklaratën e familjes.

Lindsey Graham, i zgjedhur në Senatin e Shteteve të Bashkuara në vitin 2002, ishte një nga figurat më me ndikim të Uashingtonit në fushën e mbrojtjes dhe politikës së jashtme. Ai ishte gjithashtu një aleat i rëndësishëm i Presidentit amerikan Donald Trump dhe një zë i fuqishëm në çështjet e sigurisë kombëtare.

Graham ka shërbyer edhe si kryetar i Komitetit të Buxhetit të Senatit, duke luajtur një rol të rëndësishëm në vendimmarrjet politike në SHBA.

Para ndarjes nga jeta, senatori kishte vizituar Kievin, ku u takua me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai ishte një mbështetës i fortë i ndihmës amerikane për Ukrainën dhe kishte paralajmëruar se dobësimi i mbështetjes ndaj Kievit mund të kishte pasoja të gjera ndërkombëtare.

Me vdekjen e Lindsey Graham, politika amerikane humbet një prej senatorëve më të njohur dhe një figurë të rëndësishme të Partisë Republikane./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.