Lajme Zone
Ndahen certifikata për 88 fitues të olimpiadave, Rama mesazh nxënësve: Besojini ëndrrës, mos u dorëzoni kurrë! Rezultatet e PISA, fryt i punës së gjatë në arsim
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ndahen certifikata për 88 fitues të olimpiadave, Rama mesazh nxënësve: Besojini ëndrrës, mos u dorëzoni kurrë! Rezultatet e PISA, fryt i punës së gjatë në arsim

88 fituesit e olimpiadave kombëtare dhe ndërkombëtare u vlerësuan me certifikata, ndërsa Edi Rama i cilësoi shembull për të rinjtë. Kryeministri njoftoi edhe një udhëtim jashtë vendit për nxënësit, me shpenzimet e mbuluara nga Ministria e Arsimit.

88 nxënës fitues të olimpiadave kombëtare dhe ndërkombëtare u vlerësuan me certifikata, në një ceremoni ku kryeministri Edi Rama i cilësoi shembull për të rinjtë dhe për të gjithë Shqipërinë. Mesazhi i tij për fituesit e olimpiadave ishte të mos dorëzohen përballë vështirësive dhe të mos lejojnë askënd t’i bëjë të dyshojnë te suksesi i tyre. “Edhe mes jush ka fëmijë që kanë probleme në familje, që kanë prindër që mund të mos jenë në gjendje të mirë sociale apo ekonomike, që kanë kushte jo të lehta për të qenë të fokusuar tek puna e përditshme që është mësimi, kanë të gjitha justifikimet e mundshme, nëse s’duan të mësojnë, ose nëse nuk dalin me rezultate shumë të mira, se mund t’iu referohen vështirësive dhe të ngremë duart lart. Patjetër që ka të tillë, që dorëzohen, pse që mjaftohen me justifikime dhe nuk bëjnë përpjekje për ti kapërcyer ato vështirësi. Ju jeni të jashtëzakonshëm në forcën e shembullit. Ju jeni shembulli se si e gjithë Shqipëria duhet të mendojë pavarësisht prapambetjes në disa aspekte ende objektive për shkak të historisë, të guxojë të synojë të ngjitet sa më lart dhe sa më shpejt, ju bëni këtë pikërisht, forca e shembulli tuaj është heroike në kuptimin e vërtetë të fjalës. Të jesh hero s’do të thotë të japësh jetën ën luftë me një armik, të jesh hero do të thotë të kapërcesh të gjitha pengesat që të tjerë në të njëjtat kushte nuk do guxonin as të mendonin se i kapërcejnë”, tha Rama. LEXO edhe...'Pa kamera e pa fjalime', Rama njofton vijimin e takimeve me qytetarët në kuadër të 'Pranisë Besnike': Çdo të premte në orën 17:00 Kryeministri u tha të rinjve se bashkë me suksesin do të përballen edhe me zëra që do të përpiqen t’ua zhvlerësojnë arritjet. “Sa më shumë të bëni sukses, aq më të fortë do të jenë zërat që do të përpiqen t’ju thonë që suksesi juaj nuk është i vërtetë, se vlerësimi i bërë nuk është i merituar. Mos harroni që ne jemi të gjithë shqiptarë dhe, siç thoshte Konica, ‘ne jemi shumë të mirë dhe falim çdo gjë, përveç suksesit të tjetrit”, vijoi Rama. Porosia e Ramës për 88 fituesit ishte që t’u besojnë ëndrrave të tyre edhe atëherë kur përballen me dështime apo vështirësi. “Kini besim të palëkundur te vetja. Mbi të gjitha, besojini symbyllur ëndrrës që shikoni me syhapur. Jo gjithmonë gjërat do të shkojnë mirë, do të keni momente kur nuk do të jeni fitues siç jeni sot. Mos u dorëzoni kurrë, mos e tradhtoni kurrë ëndrrën që ju keni”, theksoi Rama. Rama u ndal edhe te rezultatet e PISA 2025, ku Shqipëria shënoi përmirësim krahasuar me testimin e mëparshëm, por vijon të mbetet nën mesataren e OECD-së në 2 fusha, shkencë, matematikë dhe lexim. Kryeministri e cilësoi rezultatin fryt të një pune të gjatë në arsim, nga përmirësimi i shkollave dhe teksteve, te trajnimi i mësuesve dhe rritja e pagave të tyre. "Testi i Pisës 2025, për mua një fryt shumë i shijshëm i një pune shumë të gjatë, jo të lehtë, me të përpjeta dhe të tatëpjeta për të transformuar arsimin, infrastrukturën e shkollave, përmbajtjen e mësimit në shkollë, duke transformuar cilësinë e teksteve, për të transformuar situatën e mësuesve dhe të mësuesve tuaja që gjithmonë kanë merituar më shumë, edhe sot meritojnë më shumë por që në këtë punë të gjatë na u desh ta nisëm nga qetësia e tyre psikologjike që të jenë në vendin e punës për meritë dhe të mos lëvizin nga vendi i tyre i punës për arsye që nuk lidhen e profesionin dhe meritën dhe duke rritur kontributin e shtetit për familjet e mësuesve përmes rritjes së pagave, për të krijuar kushte që mësuesit të vazhdojnë një proces edukimi, trajnimesh, si edhe për të rritur cilësinë e drejtimit të shkollave, përmes një instituti të ri që ne i krijuam shkollës së drejtorëve, mësuesit shkojnë, mësojnë dhe certifikohen dhe kthehen në punë me dije të reja. Mund edhe të mos kthehen se nuk arrijnë dot të certifikohen", tha Rama. Në fund, Rama njoftoi se 88 fituesit do të përfitojnë një udhëtim jashtë vendit për një fundjavë, me shpenzimet e mbuluara nga Ministria e Arsimit. SI.E./ReportTv.al PISA edi rama Olimpiada Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.7% Magjistratëve 16.5% Nuk e di 5.9% Vota total: 4778 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?