Komanda Ajrore e NATO-s ka konfirmuar sot se një dron u rrëzua nga avionë luftarakë të forcave aleate, të cilët vepronin nën komandën dhe kontrollin e Aleancës, pasi ai hyri në hapësirën ajrore të Rumanisë. Më herët gjatë ditës, autoritetet rumune njoftuan se një avion luftarak F-16 kishte ndërhyrë për të neutralizuar dronin, duke e rrëzuar pasi ai kishte shkelur hapësirën ajrore të vendit. LEXO edhe...Gjykata Penale Ndërkombëtare voton për shkarkimin e kryeprokurorit Karim Khan Në një deklaratë, NATO bëri të ditur se është hapur një hetim për të sqaruar rrethanat e incidentit, ndërsa theksoi se Aleanca po bashkëpunon ngushtë me autoritetet rumune për të mbledhur të gjitha informacionet e nevojshme. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje mbi origjinën e dronit apo qëllimin e hyrjes së tij në hapësirën ajrore rumune. K.M/ReportTv.al nato Rumani Komento Komente Sula: 24/07/2026 21:25 Epk rusi ka then ta provoj nje here se cfare dovte bejne,dhe kan kujtu se do ta kalonin pa adnje pasoje, mire ja kan be qe e kan rrezu, bravo nato Përgjigju Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 68.2% Jo 25.7% Nuk e di 6.1% Vota total: 1100 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

