Shefi i të Drejtave të Njeriut në OKB, Volker Turk – një kritik i luftës së Rusisë në Ukrainë dhe i veprimeve të Izraelit në Gaza – po përballet me kundërshtime nga të dyja vendet për një mandat të dytë katërvjeçar, para votimit të sotëm, thanë diplomatë për Reuters. Turk, një jurist me dekada eksperience në Kombeve të Bashkuara, e përfn mandatin e parë katërvjeçar në tetor. LEXO edhe...Tha se do të arrestonte Netanyahun në New York, Mamdani pranon disfatën: Unë s’mundem, por qeveria po! OKB: Nuk përfshihemi në debat Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i cili ka bashkëpunuar ngushtë me Turk në të kaluarën dhe largohet nga posti në dhjetor, ka propozuar një mandat tjetër të plotë për austriakun. Megjithatë, Rusia ka paraqitur një kundërpropozim për të zgjatur mandatin e tij vetëm për pak më shumë se dy muaj, deri në fund të vitit 2026, sipas një kopjeje të parë nga Reuters. Tre diplomatë thanë se edhe Izraeli kundërshton zgjatjen katërvjeçare dhe se Uashingtoni ka shprehur dyshime, duke e kthyer atë që pritej të ishte një riemërim me konsensus në një votim të debatueshëm. Të tjerë kanë thënë privatisht se pasardhësi i Guterresit duhet të ketë fjalën e tij. Meqenëse votimi zhvillohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, fuqia e vetos që kanë Rusia dhe katër anëtarët e tjerë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit (Kina, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca) nuk zbatohet. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit amerikan e quajti veprimin për riemërimin e Turk si një “shkelje procesi” dhe tha se “është një shembull tjetër i korrupsionit dhe paaftësisë së brendshme të OKB-së, duke nxituar këtë votim dhe duke mos lejuar debat dhe mbikëqyrje të mjaftueshme nga vendet anëtare”. Ministria e Jashtme e Izraelit e quajti ripropozimin e Guterres për Turk një “dështim moral” në X dhe tha se zgjedhja duhet t’i lihet pasardhësit të tij.I pyetur për riemërimin e Turk këtë javë, një zëdhënës i zyrës së tij tha: “Besoj se Komisioneri i Lartë është gati të shërbejë”. Turk ka dënuar atë që ai e quan “vrasje në masë” nga Izraeli në Gaza, megjithëse disa, përfshirë stafin e tij, kanë shprehur keqardhje që ai nuk i quajti vrasjet gjenocid – një akuzë që Izraeli e mohon me forcë. Ai ka akuzuar Rusinë për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës humanitare ndërkombëtare që nga pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës në 2022, akuza që Moska i mohon K.M/ReportTv.al OKB Volker Turk Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 67% Jo 27.1% Nuk e di 5.9% Vota total: 1321 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

