Lajme Zone
Napoli e nis me fitore sezonin në Seria A, Mourinho rikthehet me triumf tek Real-i! Bayerni fiton Superkupën
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Napoli e nis me fitore sezonin në Seria A, Mourinho rikthehet me triumf tek Real-i! Bayerni fiton Superkupën

Napoli me vështirësi por e fitoi sfidën hapëse të edicionit 2-0 ndaj Genoas. Në La Liga Reali i Murinjos e fitoi ndeshjen e parë 2-1 ndaj Espanyol ndërsa në Gjermani Bayern Mynih fitoi Superkupën pasi mundi 2-1 Dortmundin.

Kampionati italian e nisi sezonin e ri ashtu siç ishte mbyllur ai i kaluari, pra nën shenjën e Interit. Kampionët e Italisë kanë treguar gjithë cilësinë e tyre, pavarësisht se në pjesën e parë kanë vuajtur, kanë mundur me goleadë Monza-n 4-1 në ndeshjen hapëse të edicionit. Interi kaloi shumë shpejt në avantazh me një supergol të Çalhanoglu, por pjesa e parë u mbyll në barazim, pasi miqtë shënuan me Varela. Golat që sollën fitoren me goleadë për zikaltërit erdhën në pjesën e dytë me Zielinski, Pio Esposito dhe Bisek. Interi e nis fort Serinë A dhe paralajmëron rivalët. Napoli vuajti shumë ndaj Genoas në Marasi në ndeshjen e parë të sezonit, por në fund fitoi. 2-0 triumfuan të besuarit e Allegrit me golat e De Bruyne dhe Vergara në minutat 82 dhe 87, duke siguruar fitoren e parë. Në dy sfidat e tjera të zhvilluara të shtunën, Cagliari mundi 1-0 Parmën, ndërsa Udinese-Como u mbyll 1-1. LEXO edhe...Serie A/ Interi e rinis aty ku e la, kampionët e Italisë mposhtin 4-1 Monzën në sfidën hapëse të sezonit të ri Në rikthimin e tij tek Reali dhe në La Liga, Jose Mourinho fitoi në debutim. Real Madrid triumfoi vetëm në limite 2-1 ndaj Espanyol në transfertë, duke marrë tre pikët e para sezonale. Los Blancos kaluan shpejt në avantazh me Bellingham, por vendasit barazuan që në pjesën e parë. Carlos Esp, i aktivizuar në pjesën e dytë, shpëtoi Realin duke shënuar golin e fitores në minutën e 90-të. Në Gjermani sezoni ka nisur me Superkupën, të cilën e ka fituar Bayern Mynih. Në ndeshjen ndaj Dortmundit, luajtur në transfertë, bavarezët fituan 2-1 me golat e Braun dhe Olise, duke bërë të tyren për herë të 12-të në histori Superkupën. SI.E./ReportTv.al Seria A Jose Mourinho real madrid Espanyol napoli Inter Bayern Mynih dortmund Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 70.8% Keq 21.5% Nuk e di 7.7% Vota total: 195 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?