Lajme Zone
“Na zënë parkimet me vazo dhe pastaj na kërkojnë lekë”/ Denoncimi nga Ali Demi
Të tjeraJOQ Albania

“Na zënë parkimet me vazo dhe pastaj na kërkojnë lekë”/ Denoncimi nga Ali Demi

Një banore i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një problem të përsëritur me parkimet në Rrugën Hondo Bek, pranë Njësisë Bashkiake nr. 1, në zonën e Ali Demit.

Një banore i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një problem të përsëritur me parkimet në Rrugën Hondo Bek, pranë Njësisë Bashkiake nr. 1, në zonën e Ali Demit.

Sipas saj, banorët e dy vilave vendosin vazo, motorë dhe mjete të tjera në rrugë për të zënë hapësirat e parkimit.

“Përshëndetje JOQ, jam në Rrugën Hondo Bek, ngjitur me Njësinë Bashkiake nr. 1. Personat që kanë vilat këtu, këto dy vila, zënë rrugën me vazo dhe, pasi kemi thirrur disa herë Policinë Bashkiake, nuk na jepet asnjë zgjidhje.”

Banorja thotë se situata përsëritet çdo ditë dhe se ka telefonuar disa herë Policinë Bashkiake.

“Kam marrë 3-4 herë Policinë Bashkiake. I heqin dy vazo, lënë tre të tjera dhe pastaj është e njëjta situatë. Sot është edhe më keq.”

Sipas denoncueses, vazot dhe motorët vendosen në hapësirat e parkimit, ndërsa ajo pretendon se disa banorëve u kërkohen edhe pagesa për të parkuar.

“Shikojeni gjendjen si është. I lënë makinat të bllokuara dhe u marrin lekë si pagesë për parkim banorëve të pallatit.”

Në pamjet e dërguara në redaksi shihen vazo të mëdha, motorë dhe mjete të tjera të vendosura në rrugë, duke zënë hapësira që mund të përdoren për parkim.

Banorja kërkon ndërhyrjen e institucioneve për të verifikuar situatën dhe për të sqaruar nëse këto hapësira publike po përdoren në mënyrë të paligjshme për parkim privat.

JOQ Albania publikon denoncimin dhe pamjet e dërguara nga banorja, ndërsa pret një reagim nga Policia Bashkiake e Tiranës dhe strukturat përgjegjëse. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)