Lajme Zone
“Na traumatizuan fëmijët, zhurma motorësh deri në 3 të mëngjesit… Epo, stop!”
SportJOQ Albania

“Na traumatizuan fëmijët, zhurma motorësh deri në 3 të mëngjesit… Epo, stop!”

Një denoncim për zhurmat e forta të motorëve gjatë orëve të vona të natës ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetare që jeton në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Një denoncim për zhurmat e forta të motorëve gjatë orëve të vona të natës ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetare që jeton në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Denoncuesja, nënë e dy fëmijëve, ka dërguar edhe një video të përgatitur me pamje të regjistruara në net të ndryshme, ku shihen disa motorë duke qarkulluar dhe, sipas saj, duke shkaktuar zhurma të forta gjatë natës.

Ajo tregon se situata përsëritet nga nata në natë, veçanërisht në orët pas orës 22:00 dhe deri në orët e para të mëngjesit, duke u kthyer në një shqetësim serioz për banorët e zonës.

“Zhurmat e motorëve rreth orës 10, 11, 12 të natës, madje në ekstrem në orën 1, 2, deri në 3:30 të mëngjesit, janë bërë të padurueshme. Fëmijët zgjohen me të qara vazhdimisht, me frikë sapo dëgjojnë këto zhurma, na i traumatizuan”, shkruan ajo.

Qytetarja sqaron se nuk ka asgjë personale me personat që shfaqen në video dhe se nuk e ka fjalën për transportuesit e ushqimeve, por kërkon më shumë kujdes nga drejtuesit e motorëve kur qarkullojnë në zona të banuara gjatë orëve të natës.

Sipas saj, zhurmat nuk shqetësojnë vetëm familjen e saj, por edhe të moshuarit, personat me probleme shëndetësore dhe qytetarët që duhet të zgjohen herët në mëngjes për të shkuar në punë apo shkollë.

“Ky është shqetësim jo vetëm për fëmijët e mi, por për çdo familjar. Ka të moshuar me halle e probleme shëndetësore, të rritur që zgjohen pa gdhirë për të siguruar të ardhura për familjet e tyre”, shprehet ajo.

Denoncuesja thotë se për këtë problem është telefonuar edhe policia dhe kërkon që të merren masa për respektimin e qetësisë gjatë orëve të natës.

Krahas reagimit të institucioneve, ajo u bën apel edhe motoristëve që të tregojnë mirëkuptim dhe të shmangin dhënien e gazit dhe krijimin e zhurmave të forta në zonat e banuara.

“Duro një ditë se mos mbase njeri ka hall, një natë tjetër se mos njeri ka urgjencë, një natë, dy, tre, dhjetë, njëzet kanë qejf... Epo stop”, shkruan qytetarja. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)