Lajme Zone
“Na tmerruan fëmijët”, familja nga Shkodra denoncon aksionin e Policisë në banesë
KulturëJOQ Albania

“Na tmerruan fëmijët”, familja nga Shkodra denoncon aksionin e Policisë në banesë

Një familje nga Shkodra ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një aksion të Policisë në banesën e tyre, që sipas tyre ka ndodhur pasditen e sotme dhe në prani të fëmijëve.

Një familje nga Shkodra ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një aksion të Policisë në banesën e tyre, që sipas tyre ka ndodhur pasditen e sotme dhe në prani të fëmijëve.

Sipas denoncuesit, rreth orës 16:40, në banesë kanë mbërritur forca policie të armatosura, mes tyre edhe persona të maskuar, të cilët kanë hyrë në shtëpi dhe kanë kryer kontroll. Familja pretendon se nuk u është dhënë një shpjegim i qartë për arsyen e ndërhyrjes.

Më pas, sipas tij, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Shkodrës gjashtë persona, të gjithë pjesëtarë të së njëjtës familje. Denoncuesi thotë se mes tyre ka qenë edhe ai, bashkëshortja dhe djali i tyre.

Familja e lidh ndërhyrjen me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Dukagjin, ku mbetën të vrarë babë e bir, ndërsa një person tjetër u plagos rëndë. Ata shprehen se nuk kanë asnjë lidhje me viktimat apo personat e përfshirë në atë ngjarje dhe kërkojnë të dinë mbi çfarë baze është kontrolluar banesa dhe janë shoqëruar në polici.

“Gjithçka ka ndodhur në prani të fëmijëve, të cilët janë tmerruar dhe janë traumatizuar nga kjo situatë”, shprehet denoncuesi, duke shtuar se familja ka përjetuar presion dhe dhunë psikologjike gjatë ngjarjes.

Ai thotë se familjarëve u është komunikuar vetëm se janë “të paditur”, pa iu dhënë, sipas tij, një shpjegim më i detajuar.

Familja kërkon që rasti të sqarohet dhe që të bëhet e ditur arsyeja e kontrollit dhe shoqërimit të tyre, ndërsa kërkon respektimin e të drejtave të tyre dhe të fëmijëve.

JOQ Albania sjell pretendimet e familjes, ndërsa i bën thirrje Policisë së Shtetit të reagojë dhe të sqarojë rrethanat e ndërhyrjes në banesë, arsyet e kontrollit dhe shoqërimit të gjashtë personave. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)