Lajme Zone
Na i kurseni qurravitjet për Erion Veliajn
PolitikëCNA

Na i kurseni qurravitjet për Erion Veliajn

Nga dje dhe sot ka filluar një sulm frontal në media për t...

Nga dje dhe sot ka filluar një sulm frontal në media për ta quajtur politik transferimin e Veliajt në burgun e Fierit pasi nuk mundi dot ta bënte të tillë në 20 muaj, Erion Veliaj tashmë ka nxjerrë shpurën e tij e mediatike.

Pse? Sepse u transferua nga burgu i Durrësit në atë të Fierit me një vendim administrativ të brendshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Ky institucion ka sqaruar sot se, materialet për transferimin e tij janë sekrete dhe janë shmangur debatit. Transferimi i Veliajt/ Drejtoria e Burgjeve: Urdhri, sekret shtetëror, është trajtuar korrektësisht

29 Tetor, 15:33 Në fakt ka vazhduar Meroja, mediat e paguara nga inceneratorët, mediat e aferave, të paguara nga vëllai i Veliajt me reklama apo forma të ndryshme të cilat po na e trajtojnë çështjen e Erion Veliajt si çështje të madhe politike dhe kanë filluar të na thonë 1001 budallallëqe.

E transferoi Edi Rama, e transferuan nga inati se bëri status për Vuçiç, se paska dalë Erion Veliaj në protestë e të tjera si këto.

Që Erion Veliaj ka qenë në protestë dhe të tijtë kanë qenë atje, kjo nuk ka diskutim sepse CNA e ka treguar se si influencerët që mbështesnin Veliajn ishin njerëzit kryesorë të revolucionit të flamingove, por nga sot do të na e quajnë "burgosja politike". Hijet e Erion Veliajt në protestë

13 Qershor, 10:38 Në fakt Erion Veliaj ka 18 muaj që nuk shkon të gjykohet. Sa lodhet kot me çështje politike Erion Veliaj mund të kishte dhënë dorëheqjen dhe të kishte rrëzuar çdo argument që ka dhënë SPAK, prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani dhe vendimet e gjykatave pasi ai do të lirohej sepse dy janë pikat kryesore që e mbajnë në qeli; fakti që kërkon të rikthehet në detyrë dhe mund të përsërisë krimin dhe gjithashtu mund të ndotë provat.

Kështu që përtej burgosjes politike dhe pallavrës që na thonë nëpër media apo shkeljet e të drejtave të njeriut duhet që t’i thonë Erion Veliajt ose të shkojë në gjykatë dhe të gjykohet sepse për 18 muaj gjyqi mund të ishte mbyllur ose të japë dorëheqjen dhe të shkojë në shtëpi dhe të rrijë pranë bashkëshortes dhe fëmijëve.

Por nuk e bën as njërën as tjetrën Erion Veliaj sepse kërkon ta trajtojë çështjen politikisht, pra ta quajë "burgosjen e tij politike".

Sipas Erion Veliajt dhe njerëzve të tij, kryebashkiakun e paska burgosur Rama, e mban në burg Edi Rama dhe e transferon Edi Rama. Erion Veliaj qahet nga burgu: Më futi Rama

29 Tetor, 20:18 Çmendurira që vetëm propaganda mashtruese e mediave të mbështetura dhe sponsorizuara në 1001 mënyra prej tij, mund ta bëjë.

Shqiptarët nuk janë budallenj; shikojnë, lexojnë, kuptojnë.

Erion Veliaj është një i burgosur si gjithë të tjerët pavarësisht se mund të jetë kryetari i bashkisë së Tiranës.

Pyetja lind: Pse qahet që ka shkuar në burgun e Fierit? Çfarë bënte në burgun e Durrësit?

Kujtojmë përgjimet e vitit 2025, kur ndodhej në burgun e Durrësit thoshte se burgu 313 ishte Alkatraz dhe kërkonte ta transferonte Ulsi Manja. Veliaj në panik/ “Duan të më transferojnë në Alkatraz” 6 Prill, 16:03 Tani sërish i janë vërsulur Toni Gogut në një formë tjetër apo drejtoreshës së re të Burgjeve e cila ka shkuar dhe e ka transferuar për arsye që mbahen sekrete.

Po patjetër. Për çfarë arsye Erion Veliaj duhet të zgjedhë burgun ku shkon? Se ka qejf ai të jetë në Durrës dhe duhet ta çojnë në Durrës?

Po mirë le t’ia bëjnë Erion Veliajt siç ia bëri Pablo Escobar në Kolumbi i cili bëri një burg dhe hyri vetë me të tijtë, hante, pinte, luante e të tjera, e të tjera.

Por nuk mund të ndodhë kjo në 2026, sepse para ligjit të gjithë janë të barabartë.

Kujtojmë faktin se në Fier është çuar dhe Saimir Tahiri kur ka vuajtur dënimin por nuk kemi dëgjuar mediat dhe propagandën e këtij pushteti të bënte këtë reagim dhe ta kthente në qendër të vëmendjews sikur halli i Shqipërisë është burgu ku ndodhet Veliaj.

Aspak. Të tjera halle ka Shqipëri. Erion Veliaj është një i arrestuar për 13 akuza të rënda penale dhe duhet të përgjigjet para ligjit. Burgun nuk e zgjedh dot Erioni, është një i paraburgosur si gjithë të tjerët, atë e vendosin institucionet.

Paraburgim është Fieri, paraburgim është Durrësi, paraburgim është dhe 313. E në rast se duan ta afrojnë Erion Veliajn që të bëjë detyrën në Tiranë le ta çojnë te burgu “313”. Kjo do të ishte një zgjidhje shumë e mirë për Veliajn dhe të tijtë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.