Murtaja e Ruminantëve të Vegjël (PPR), sëmundja fatale që prek bagëtitë e imëta është shfaqur në Lepenicë të Selenicës. Me shenjat e para të pikasur në fund të muajit gusht, brenda 2 javëve të para të shtatorit, sëmundja preku 4 ferma të këtyre banorëve. LEXO edhe...Mbante pa leje një kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë Mbi 700 krerë bagëti (dhën edhe dhi) janë asgjësuar ndërsa blegtorët, ata të cilët prej një jete operojnë në profesionin e çobanit tregojnë se kjo është hera e parë që përballen me një sëmundje të tillë. Qerem Arshiaj, sot 79 vjeç, tregon se si nisi përhapja e sëmundjes dhe përballja me të ndërsa Arjani, kasap i fshatit, thotë se kjo është një situatë e rëndë për çobanët dhe ekonominë e tyre. Sa i takon Drejtorisë së Bujqësisë dhe Veterinarisë Vlorë, Drejtori Adila Kojdheli tregon mbi rastin, sipas tij janë marrë masat për asgjësimin e kafshëve ndërsa situata po mbahet në monitorim. "Nuk ka garanci për zhdukjen e gjurmës së sëmundjes, e cila rezulton me nivel të lartë infektiv, morëpo të vetmet mënyra kontrolli mbeten monitorimet dhe kontaktet e vazhdueshme" shton Kojdheli. Kojdheli shton se për dëmet që sëmundja ka shkaktuar do të ketë kompensim nga ministria e Bujqësisë. Territori malor I fshatrave të lunit të Vlorës, mbetet me të vetmin aktivitet, blegtorinë. Shfaqja e sëmundjes infektive Murtaja e Ruminantëve të Vegjël, përbën një kërcënim serioz për dhjetra ferma të tjera të kësaj zone, shtuar faktin se bagëtitë përdorin të njëjtat kullota dhe burime ujore. Shqetësimi shihet edhe tek vetëm çobanët, të cilëve u rrezikohet mundi dhe puna e viteve të tërë. U.D/ReportTv.al Vlore selenice murtaja Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.7% Jo 25% Jam i/e dyzyuar 5.3% Vota total: 2637 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

