Lajme Zone
SportReport TV

Mungoi në kthimin e Kombëtares në Buenos Airos! Befason Messi, shfaqet në ndeshjen e kategorisë së 4-t argjentinase (VIDEO)


Lionel Messi ka bërë daljen e tij të parë publike që pas finales së Botërorit ku Argjentina u mposht 1-0 nga Spanja.

39-vjeçari i befasoi të gjithë në Rosario, teksa mori pjesë në një ndeshje të kategorisë së katërt mes Leones FC, një klub i menaxhuar nga familjarët e tij dhe Central Cordoba. Edhe pse mbante një xhup dhe kapuç për të mos u njohur, Messi shpejt ra në sytë e tifozëve që u prit me brohorima dhe mesazhe mbështeteje. Messi e ndoqi ndeshjen bashkë me djemtë e tij, ndërsa në fund bëri fotografi dhe firmosi autografe për të pranishmit. Kjo dalje vjen 6 ditë pas finales në Neë Jersey, ndërsa ndryshe nga shokët e kombëtares dhe trajneri Scaloni, Messi nuk shkoi në Buenos Airos që u mbush plot me tifozë për t’i dhënë Argjentinës kthimin e merituar. LEXO edhe...‘Ato fjalë vlejnë po aq sa medalja që mbaj në qafë’ Yamal tregon çfarë i tha Messi në përqafimin pas finales së Kupës së Botës Ne.k./E.H/ReportTv.al rozario Argjentina lionel messi Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.8% Jo 29.1% Nuk e di 7.1% Vota total: 3313 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?