Reperi i njohur shqiptar, Mozzik dhe partnerja e tij Lotina Haziri janë bërë prindër. Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë emocionet dhe mirënjohjen për ardhjen në jetë të djalit të tij, të cilin e ka quajtur Oz. LEXO edhe...Përgatitjet kanë nisur, Mozzik ndan me ndjekësit 'dilemat' për djalin që do të vijë në jetë Mozzik ka treguar se për një kohë të gjatë është lutur për këtë dhuratë, duke theksuar se sprovat e jetës e kanë bërë më të fortë. “Nuk më kujtohet në cilën xhuma e kam bërë lutjen që Zoti të më falë një djalë, sepse nuk ka pasur xhuma që nuk e kam kërkuar prej Tij. Kurrë nuk u lodha nga sprovat e Tua, o Zot i Madh. Përkundrazi, ato më bënë më të fortë dhe më burrë para kohe. Sot, me zemrën plot, të falënderoj për dhuratën më të madhe që na dhe, djalin tonë! U bëfsh i hajrit, djali jem Oz! Paç shëndet, jetë të gjatë e Zoti të priftë gjithmonë në të mirë! Të duam shumë, Nana & Baba!", ka shkruar reperi. Mozzik ka edhe një vajzë të quajtur Hana me ish-bashkëshorten Loredana. Xh.K/ReportTv.al Mozzik lotina haziri Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18% Jo 78.5% Disi 3.5% Vota total: 2964 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

