Lajme Zone
Motomjeti del nga rruga në aksin “Fier i Ri–Ngurrëz”/ Plagoset rëndë drejtuesi 47-vjeçar, transportohet me urgjencë drejt Traumës
SportTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Motomjeti del nga rruga në aksin “Fier i Ri–Ngurrëz”/ Plagoset rëndë drejtuesi 47-vjeçar, transportohet me urgjencë drejt Traumës

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin “Fier i Ri–Ngurrëz”, ku një motomjet ka dalë nga rruga.

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin “Fier i Ri–Ngurrëz”, ku një motomjet ka dalë nga rruga. Sipas njoftimit të Policisë, motomjeti drejtohej nga shtetasi me iniciale E. T., 47 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka pësuar dëmtime të rënda.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi: Rreth orës 16:45, në aksin rrugor “Fier i Ri–Ngurrëz”, motomjeti që drejtohej nga shtetasi E. T., 47 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë, 47-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.

Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtyre aksidenteve. Top Channel