Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur pas të dhënave të paraqitura, për ditët e ardhshme në territorin e Kosovës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell.Vende-vende parashihen reshje të dobëta shiu, në formë rigash, të cilat do të jenë të shpërndara në zona të ndryshme. IHK njofton se për të shtunën moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende – vende parashihen të sjellin riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri 6 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 13 deri 16 gradë.Era do të fryjë nga jugperëndimi 1-5m/s.Ndërkaq, për të dielën moti parashikohet kryesisht i vranët dhe me riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 4 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 10 deri 14 gradë. Era do të fryjë nga jugperëndimi 1–6m/s.KUSHTET BIOMETEOROLOGJIKEKushtet biometeorologjike gjatë këtyre ditëve pritet të jenë kryesisht të favorshme deri mesatarisht të favorshme për shumicën e popullatës. Temperaturat relativisht të buta gjatë ditës dhe era e dobët jugperëndimore nuk pritet të shkaktojnë shqetësime të theksuara biometeorologjike. Megjithatë, ndryshimet e temperaturave ndërmjet mëngjesit dhe mesditës, si dhe moti me vranësira e reshje të dobëta lokale, mund të ndikojnë te personat e ndjeshëm ndaj ndryshimeve atmosferike, veçanërisht te të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Rekomandohet veshje adekuate, sidomos gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes, si dhe shfrytëzimi i intervaleve me diell për aktivitete në ambient të hapur.KUSHTET AGROMETEOROLOGJIKEKushtet agrometeorologjike gjatë kësaj periudhe pritet të jenë kryesisht të favorshme për aktivitetet bujqësore. Reshjet e dobëta lokale do të ndikojnë në ruajtjen e lagështisë së tokës. Temperaturat gjatë ditës do të jenë relativisht të përshtatshme për kulturat bujqësore, ndërsa ato të mëngjesit do të jenë më të ulëta. Vranësirat dhe intervalet me diell do të krijojnë kushte të ndryshueshme për zhvillimin e bimëve. Era e dobët jugperëndimore nuk pritet të ketë ndikim të theksuar në kulturat bujqësore. Rekomandohet që punët në ara dhe pemishte të planifikohen në përputhje me kushtet atmosferike. Lagështia e tokës duhet të përcillet në vazhdimësi. Në zonat më të larta temperaturat do të jenë më të ulëta. Në përgjithësi, nuk priten kushte të theksuara të pafavorshme për sektorin e bujqësisë. /Telegrafi/

