Lajme Zone
Moti ndryshon sot, SHMU paralajmëron…
Të tjeraSyri
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Moti ndryshon sot, SHMU paralajmëron…

Shqipëria do të përfshihet të mërkurën nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Shqipëria do të përfshihet të mërkurën nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita do të nisë me alternime vranësirash, ndërsa pas mesditës priten kthjellime. Megjithatë, reshjet e shiut me intensitet të ulët do të jenë të pranishme në pjesën më të madhe të territorit.Lexo edhe:Horoskopi, 26 gusht/ Çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Në disa zona, reshjet mund të marrin formën e shtrëngatave afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Edhe era do të jetë një tjetër faktor për t’u pasur në vëmendje. Ajo do të fryjë nga veriperëndimi dhe veriu me shpejtësi rreth 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, veçanërisht në atë jugperëndimore, si dhe në zonat luginore, herë pas here mund të arrijë deri në 17 m/s. Në det parashikohet valëzim i forcës 2-3 ballë.