Lajme Zone
Moti i keq/ Rrugët e Durrësit nën ujë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Moti i keq/ Rrugët e Durrësit nën ujë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

Reshjet e shiut që kanë përfshirë Durrësin mëngjesin e kësaj të premteje kanë bërë që disa rrugë të qytetit të mbulohen nga uji.

Reshjet e shiut që kanë përfshirë Durrësin mëngjesin e kësaj të premteje kanë bërë që disa rrugë të qytetit të mbulohen nga uji. Situata është më problematike në zonën pranë stadiumit, në rrugën “Taulantia” dhe përgjatë bregdetit, ku uji në rrugë ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Siç shihet edhe nga pamjet, automjetet lëvizin mes ujit që ka mbuluar pjesë të rrugës. Megjithatë, deri më tani nuk raportohen përmbytje. LEXO EDHE:45 artistë nga e gjithë bota në Durrës, Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor vijon gjatë tetorit Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi do të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm gjatë gjithë ditës, me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 09:07 Reshjet e shiut në Kukës, rënie inertresh në disa aks! Drejtuesit këshillohen të lëvizin me kujdes Reshjet e shiut kanë përfshirë qarkun e Kukësit që prej orëve të pasdites së djeshme, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve në qytete dhe në disa akse rrugore nacionale. Në zonat e larta malore reshjet janë shoqëruar edhe me mjegull, duke kërkuar kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve.Në qytetin e Kukësit, trafiku ka qenë i rënduar që në orët e para të mëngjesit, veçanërisht në rrugët kryesore.Krahas reshjeve të shiut, një ndikim në shtimin e fluksit të automjeteve ka pasur edhe lëvizja e prindërve që shoqëronin fëmijët në shkolla me automjete.Pavarësisht pranisë së policisë rrugore dhe asaj bashkiake për menaxhimin e trafikut, në disa akse të qytetit qarkullimi është zhvilluar me vështirësi.Reshjet kanë shkaktuar rënie gurësh dhe materialesh inerte në disa akse rrugore nacionale. Deri më tani nuk raportohet për bllokime të qarkullimit pasi kompanitë e mirëmbajtjes rrugore kanë ndërhyrë për largimin e gurëve dhe materialeve inerte të rëna në rrugë.Ndryshe, reshjet e shiut janë të mirëpritura për sektorin energjetik, veçanërisht për hidrocentralin e Fierzës, i cili gjatë muajve të verës është përballur me prurje të kufizuara nga burimet që furnizojnë liqenin, çka ka bërë që niveli i Fierzës të zbresë në kuotën 265 metra mbi nivelin e detit. Në këto kushte, reshjet e ditëve të fundit mund të ndikojnë pozitivisht në rritjen e prurjeve në liqen, përmes burimeve ujore që furnizojnë basenin më të madh ujëmbledhës të kaskadës së Drinit.Megjithatë,ndikimi i reshjeve në nivelin e liqenit të Fierzës do të varet nga kohëzgjatja dhe intensiteti i tyre, si dhe nga sasia e ujit që do të mbërrijë në basen përmes degëve dhe burimeve ujore që e furnizojnë atë. Xh.K/Shqiptarja.com Share SI.E./Shqiptarja.com TAG: Durres moti i keq Komente Komento Sondazhi i ditës:

8 Tetor, 11:03

PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.7% Jo 33% Nuk e di 6.3% Vota total: 1858 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?