Reshjet e dendura të shiut gjatë natës së kaluar kanë shkaktuar rënie gurësh në aksin rrugor Skuraj–Ulëz, duke krijuar probleme për qarkullimin e automjeteve.
Si pasojë e rrëshqitjeve të gurëve në rrugë, lëvizja e mjeteve në këtë segment kërkon kujdes të shtuar.
Ndërkohë, punonjësit e mirëmbajtjes ndodhen në terren për të ndërhyrë dhe për të mbajtur rrugën të kalueshme. Problematika në këtë aks rrugor është e përsëritur sa herë që regjistrohen reshje shiu, duke rikthyer vështirësitë në qarkullim për drejtuesit e automjeteve. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë segment, veçanërisht në kushtet e motit të keq./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet moti i keqreshje

