Reshjet e shiut dhe erëra e forta kanë shkaktuar probleme në disa fshatra të qarqeve Kukës e Shkodër. Përrenjtë kanë dalë nga shtrati, duke sjelle inerte nëpër rrugë. Po kështu janë dëmtuar shtyllat elekrike. Konkretisht janë pa energji elektrike fshatrat: Bushat, Nangë, Çami dhe Leproj në Bashkinë e Kukësit si dhe Kishaj, Pogaj në Has e Lekbibaj në Tropojë. LEXO edhe...Rrëshqitjet e gurëve nga reshjet, vijon pastrimi i aksit Theth-Ndërlysaj, Beci: Po ndërhyjmë me fadromë Në disa rrugë ka inerte, por qarkullimi nuk është bllokuar, lëvizet me vështirësi. Në Shkodër, situata më kritike është në Njësinë Administrative Shalë, ku disa fshatra janë në izolim për shkak të gurëve e dherave në rrugë. Konkretisht aksi Theth-Ndërlysaj është i pakalueshëm prej ditës së djeshme. I izoluar është dhe fshati Kamicë i Malësisë së Madhe nga prurjet e shumta të Përroit të Thatë. Ora 14:50 Rrëshqitjet e gurëve nga reshjet, vijon pastrimi i aksit Theth-Ndërlysaj, Beci: Po ndërhyjmë me fadromë Ekipet e Bashkisë Shkodër po punojnë për pastrimin e aksit Theth-Ndërlysaj, ku reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitje gurësh në rrugë.Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, në një postim në rrjetet sociale bëri të ditur se një pjesë e konsiderueshme e aksit është pastruar dhe se puna vijon për largimin e gurëve dhe inerteve nga segmentet e prekura.Beci njoftoi gjithashtu se një fadromë është nisur drejt fshatit Xhan, në njësinë administrative Pult, për të ndërhyrë në një tjetër segment rrugor të prekur nga reshjet."Vijon puna për pastrimin e aksit Theth–NdërlysajPas reshjeve të shiut, që shkaktuan rrëshqitje gurësh në rrugë, ekipet tona kanë pastruar me fadromë një pjesë të konsiderueshme të aksit Theth–Ndërlysaj. Puna vijon në pjesën e mbetur të aksit. Ndërkohë, kemi nisur një fadromë drejt fshatit Xhan, në Njësinë Administrative Pult, për pastrimin e segmentit rrugor të prekur nga reshjet"-shkruan Beneti. Share Ora 12:11 Situatë problematike nga reshjet në qarkun e Shkodrës, bllokohen akset rrugore në Shalë dhe Kamicë! Autoritetet në terren për normalizimin e situatës Disa akse rrugore në Njësinë Administrative Shalë vijojnë të jenë të bllokuara si pasojë e reshjeve intensive, ndërsa në Kamicë të Malësisë së Madhe prurjet e larta të Përroit të Thatë kanë vështirësuar qarkullimin. Sipas Prefekturës së Qarkut Shkodër, situata paraqitej përgjithësisht e qëndrueshme në orën 09:00 të së shtunës, 14 nëntor.Në Bashkinë Shkodër nuk raportohen përmbytje të banesave. Ndërkohë, në Shalë po vijojnë ndërhyrjet për largimin e gurëve dhe materialeve të depozituara në rrugë nga reshjet, me qëllim rikthimin e qarkullimit. Edhe në fshatin Kamicë, pjesë e Njësisë Administrative Qendër, nuk raportohet prani uji në banesa.Në bashkitë Vau i Dejës, Pukë dhe Fushë-Arrëz, strukturat e Mbrojtjes Civile nuk kanë raportuar problematika deri në orën 09:00.Sipas Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, gjatë 48 orëve të fundit janë regjistruar reshje të konsiderueshme në zonat malore dhe rreth 25 milimetra në zonat fushore. Nuk raportohen dëmtime apo probleme në infrastrukturën e kullimit dhe të mbrojtjes nga ujërat. Ndërkohë, vijojnë inspektimet përgjatë lumit Kir.Prefektura, në bashkëpunim me bashkitë dhe strukturat e Mbrojtjes Civile, po monitoron situatën dhe po koordinon ndërhyrjet në zonat problematike.Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve, veçanërisht banorëve të zonave malore, të shmangin kalimin në rrugët e dëmtuara dhe pranë përrenjve me prurje të larta, si dhe të ndjekin njoftimet zyrtare. Share P.J/ReportTv.al Has tropoje moti i keq Kukes Shkoder malesi e madhe Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj si drejtues politik të Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 71.7% Të gabuar 28.3% Nuk e di 0% Vota total: 46 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj si drejtues politik të Tiranës, si e vlerësoni?
