Vlore Moti i keq në Vlorë ka sjellë kufizime për lundrimin e mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit në bregdetin e saj. Sipas njoftimit të autoriteteve detare, duke nisur nga ora 08:00 e ditës së sotme e deri në orën 06:00 të datës 19 nëntor, ndalohet pajisja me leje nisjeje për mjetet që synojnë të lundrojnë jashtë Gjirit të Vlorës për në det të hapur.
Autoritetet u kanë kërkuar subjekteve që ushtrojnë veprimtari detare të marrin masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe të rrisin gatishmërinë e ekuipazheve, me qëllim shmangien e situatave emergjente.
Njoftimi: ?Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës gjatë datave 18-19.11.2026, ku duke filluar nga ora 08:00 e datës 18.11.2026 pritet erë në drejtimin JUG-JUGPERËNDIM me forcë deri 6-7 bft, shpejtësi 15–20 m/s dhe lartësi dallgësh nga 1.50 deri në 2.50 metra, ju njoftojmë si më poshtë :
1. ?Është ndaluar pajisja me leje nisjeje e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit që synojnë të operojnë jashtë Gjirit të Vlorës (në det të hapur), duke filluar nga ora 08:00 e datës 18.11.2026, deri në orën 06:00 të datës 19.11.2026.
2. ?Me qëllim parandalimin e çdo rreziku apo situate emergjente për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjitha subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për marrjen e masave të nevojshme në sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve.
3. ?Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
4. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas orës 06:00 të datës 19.11.2026./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

