foto ilustruese Instituti i Gjeoshkencave ka njoftuar zonat më problematike sa i përket reshjeve të dendura shiu dhe erëra të forta.
Sipas Instutit, rreziku për vërshime të shpejta të lumenjve malorë dhe rrëshqitje të dherave, do të jetë prezent në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë.
Ndërsa në zonat urbane të Shkodrës, Kukësit, Lezhës, Durrësit dhe Elbasanit mund të shfaqen përmbytje të lokalizuara, në varësi të funksionimit të kanalizimeve.
njoftimi i Institutit Njoftimi: Sot pasdite (e hënë, dt. 16) priten reshje me intensitet të lartë në veri të vendit. Në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës dhe Elbasan mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.PARASHIKIMI METEO----------------------RESHJETSot pasdite (e hënë, dt. 16) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan, ndërsa në qarkun Vlorë priten reshje mesatare. Në këto qarqe reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata. Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare Nesër (e martë, dt. 17) priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).TEMPERATURANesër (e martë, dt. 17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:në bregdet: 14 / 19 °Cnë vendet e ulëta: 12 / 20 °Cnë vendet malore: 6 / 15 °CERASot pasdite (e hënë, dt. 16) dhe nesër (e martë, dt. 17) era pritet të fryjë mesatare dhe në bregdet deri e fortë./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

