Lajme Zone
Moti i keq/ Autoriteti Portual Durrës njoftim për udhëtarët: Nisjet e trageteve të linjave Durrës-Bari dhe anasjelltas, të planifikuara për sot, do të shtyhen për nesër
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Moti i keq/ Autoriteti Portual Durrës njoftim për udhëtarët: Nisjet e trageteve të linjave Durrës-Bari dhe anasjelltas, të planifikuara për sot, do të shtyhen për nesër

Porti i Durrësit bën të ditur se procesi i check-in dhe imbarkimit të pasagjerëve dhe automjeteve do të zhvillohet normalisht gjatë ditës së sotme, sipas orareve dhe procedurave të parashikuara.

Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar se për shkak të motit të keq, nisjet e trageteve drejt Italisë, të planifikuara për mbrëmjen e sotme në orën 22:00, do të shtyhen për nesër, në orën 08:00. Përmes një njoftimi për udhëtarët, Porti Durrës bën të ditur se ndryshimi i orarit vlen për linjat Durrës-Bari dhe anasjelltas. LEXO edhe...Përplasja me makinë përfn në plagosje me thikë, në kërkim dy vëllezërit në Fushë-Krujë Po ashtu në njoftim, Porti i Durrësit bën të ditur se procesi i check-in dhe imbarkimit të pasagjerëve dhe automjeteve do të zhvillohet normalisht gjatë ditës së sotme, sipas orareve dhe procedurave të parashikuara. Udhëtarët duhet të paraqiten për imbarkim sipas orarit të përcaktuar, pa ndryshime, ndërkohë për më shumë informacion, pasagjerët mund t’u drejtohen agjencive përkatëse të trageteve ose të vizitojnë faqen zyrtare të Autoritetit Portual Durrës. Njoftimi i Autoritetit Portual Durrës: Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe bazuar në njoftimin e kompanive të lundrimit, nisjet e planifikuara për mbrëmjen e sotme(dt 12.11.2026), në orën 22:00, do të shtyhen për nesër, më datë 13.11.2026, në orën 08:00. Ndryshimi i orarit vlen për: F/B RIGEL VII, në linjën Durrës–Bari; F/B RIGEL III, në linjën Bari–Durrës. Procesi i check-in dhe imbarkimit të pasagjerëve dhe automjeteve do të zhvillohet normalisht gjatë ditës së sotme, sipas orareve dhe procedurave të parashikuara. Udhëtarët duhet të paraqiten për imbarkim sipas orarit të përcaktuar, pa ndryshime. Për më shumë informacion, pasagjerët mund t’u drejtohen agjencive përkatëse të trageteve ose të vizitojnë faqen zyrtare të Autoritetit Portual Durrës. R.Xh/ReportTv.al moti i keq Durres porti i durresit durres-bari Tragete Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 47.3% Veliajn 16.3% Asnjërin 36.4% Vota total: 3570 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?