Autoriteti Portual i Durrësit ka nxjerrë një njoftim të rëndësishëm për udhëtarët, ku është anuluar orari i udhëtimit për dy anije. Shkak është bërë moti jo i favorshëm.
Sipas njoftimit, orari i nisjes është shtyrë për dy itinerare, atë të Durrës-Bari dhe anasjelltas.
Nisjet e planifikuara mbrëmjen e sotme në orën 22:00, janë shtyrë për ditën e nesërme, ora 08:00. Udhëtarët duhet të paraqiten në kohë për imbarkim, sipas autoritetit shtetëror.
Njoftimi i Autoritetit Portual Durrës: “NJOFTIM I RËNDËSISHËM
12.11.2026 Njoftim për udhëtarëtPër shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe bazuar në njoftimin e kompanive të lundrimit, nisjet e planifikuara për mbrëmjen e sotme(dt 12.11.2026), në orën 22:00, do të shtyhen për nesër, më datë 13.11.2026, në orën 08:00.
Ndryshimi i orarit vlen për:F/B RIGEL VII, në linjën Durrës–Bari;F/B RIGEL III, në linjën Bari–Durrës.Procesi i check-in dhe imbarkimit të pasagjerëve dhe automjeteve do të zhvillohet normalisht gjatë ditës së sotme, sipas orareve dhe procedurave të parashikuara.
Udhëtarët duhet të paraqiten për imbarkim sipas orarit të përcaktuar, pa ndryshime. Për më shumë informacion, pasagjerët mund t’u drejtohen agjencive përkatëse të trageteve ose të vizitojnë faqen zyrtare të Autoritetit Portual Durrës."/ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

