Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.IHK njofton se temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 15 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 27 deri në 31 gradë. Instituti bën të ditur se deri më 4 shtator 2026, kushtet agrometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për kulturat bujqësore.Temperaturat e larta gjatë ditës do të favorizojnë pjekjen e kulturave, ndërsa moti kryesisht i thatë mund të rrisë humbjen e lagështisë nga toka dhe nevojën për ujitje. /Telegrafi/

