Ditën e sotme qarkullimi i masave ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë në territorin shqiptar mot të kthjellët gjatë gjithë paradites.
Orët e pasdites do të kenë prezencë të vranësirave në territor të cilat më të dukshme priten në zonat lindore – juglindore duke rrezikuar reshje të pakta dhe të përkohshme shiu.
Orët e mbrëmjes do të risjellin sërish motin e kthjellët në të gjithë territorin e vendit por lagështira në ajër do të mbetet mjaft e lartë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie duke luhatur vlerat ditore nga 14°C temperatura më e ulët deri në 35°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

