Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur disa mesazhe nga banorë të Durrësit, të cilët raportojnë se gjatë natës është dëgjuar një shpërthim shumë i fuqishëm në zonën pranë Muzeut të Dëshmorëve dhe Gjykatës, në lagjen 11. Sipas dëshmive, shpërthimi është dëgjuar rreth orës 02:20 dhe ka shkaktuar alarm te banorët e zonës.
Mesazhi 1: Përshëndetje JOQ! Mbrëmë u dëgjua një shpërthim i fortë në Durrës, që zgjati vetëm 2 minuta. Tek Muzeu...
Mesazhi 2: Përshëndetje JOQ! U dëgjua një shpërthim i fortë para pak minutash në Durrës. Dyshoj mos ka qenë tritol. Në zonën përreth Muzeut të Dëshmorëve u dëgjua mjaft fort.
Mesazhi 3: Mbrëmë, rreth orës 02:20, u dëgjua një shpërthim shumë i fuqishëm midis Gjykatës dhe Muzeut të Dëshmorëve, në lagjen 11. Aq i fortë ishte sa u terrorizuan fëmijët dhe nuk kanë fjetur gjithë natën. Keni informacion se çfarë ka ndodhur?
