Lajme Zone
Moska i rrëzon alibinë Ramës: Nuk kemi lidhje me protestat, mos na akuzo ne për hallet e tua
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Moska i rrëzon alibinë Ramës: Nuk kemi lidhje me protestat, mos na akuzo ne për hallet e tua

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka kundërshtuar drejtpërdrejt pretendimet e Ramës, duke theksuar se protestuesit janë qytetarë shqiptarë dhe se problemet e brendshme të vendit nuk mund t'u atribuohen shteteve të tjera.

Edi Rama & Maria Zakharova Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, i përgjigjet drejtpërdrejt Edi Ramës pas akuzave të tij se Rusia dhe Irani qëndrojnë pas protestave në Shqipëri. Në deklaratën e shpërndarë edhe nga Ambasada ruse në Tiranë, ajo kundërshton pretendimet e kryeministrit dhe i kërkon të mos fajësojë të huajt për pakënaqësinë e qytetarëve. Moska ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të tij për përfshirjen e Rusisë dhe Iranit në protestat që prej gjashtë ditësh kanë përfshirë Shqipërinë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka kundërshtuar drejtpërdrejt pretendimet e Ramës, duke theksuar se protestuesit janë qytetarë shqiptarë dhe se problemet e brendshme të vendit nuk mund t'u atribuohen shteteve të tjera.

Në deklaratën e shpërndarë edhe nga Ambasada ruse në Tiranë, Zakharova i drejtohet me emër kryeministrit shqiptar, duke i kërkuar të marrë përgjegjësinë për situatën në vend.

“Kryeministri i Shqipërisë ka akuzuar Rusinë dhe Iranin se qëndrojnë pas trazirave në vend.

Edi Rama deklaroi se protestat janë vepër e të huajve që nuk duan që Shqipëria t'i bashkohet BE-së.

Jo, Edi Rama, janë qytetarët e vendit Tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë, dhe Ju nuk duhet t'i hidhni fajin të tjerëve.

Rregulloni vetë problemet Tuaja të brendshme”, thuhet në reagimin e plotë të Zakharovës.

Përgjigjja e diplomacisë ruse vjen vetëm disa orë pas daljes publike të Ramës, i cili mëngjesin e së dielës u shfaq nga zyra e tij me një gur në dorë, të marrë si shembull nga mjetet që protestuesit kanë përdorur gjatë përplasjeve me policinë.

Kryeministri deklaroi se nuk do të japë dorëheqjen, ndërsa e cilësoi gurin si një armë që mund të shkaktojë edhe vdekjen e një personi. Ai pretendoi se protestat nuk përfaqësojnë një lëvizje të mirëfilltë studentore, por se në to vepron një “grup zjarri i paguar”.

Megjithëse pranoi se të rinjtë kanë pakënaqësi dhe kërkojnë ndryshime, Rama tha se pas përplasjeve qëndrojnë edhe elementë kriminalë dhe faktorë të huaj.

“Aty brenda është edhe krimi. Është një dorë e huaj”, deklaroi ai, duke përmendur më pas Iranin dhe Rusinë.

Rama iu referua veçanërisht një postimi të Aleksandër Duginit, ideologut rus, i cili kishte komentuar protestat në Shqipëri.

“Dje, në mënyrë të befasishme për çdokënd, por jo për mua! Foli mistifikuesi i Rusisë imperialiste, i cili tha se tani Shqipëria po tregon ngjyrën e vërtetë të saj, një popull kurajoz, ortodoks!”, u shpreh kryeministri.

Ai ngriti gjithashtu pretendimin se dy ditë më parë ishte neutralizuar një dron me eksploziv, i cili synonte të godiste godinën e Kryeministrisë.

“Para dy ditësh është neutralizuar një dron me eksploziv, i destinuar për të goditur Kryeministrinë, duke i vënë zjarrin oborrit të brendshëm, një Zot e di çfarë pasojash, nuk ka të mitur që i shkon mendja ta vërë atë plan, që është një dorë e huaj”, deklaroi Rama.

Kryeministri tha se i ka dëgjuar thirrjet e protestuesve për dorëheqjen e tij, por kërkoi që studentët të paraqesin argumente dhe kërkesa konkrete përmes dialogut.maria zakharova edi rama 2 Komente D Dire 18 Tetor 2026, 20:12 Sic nuk Kane lidhje me luften e Ukraines. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “Rama të largohet përgjithmonë nga Shqipëria”/ Propozimi nga Austria: Të tërhiqet në Vjenë, të mos kthehet më në politikë 18 Tetor 2026, 19:2619:26Politike Thirrje ndërkombëtare për zgjedhje të parakohshme, IDU i kërkon Ramës të ndalë dhunën ndaj studentëve 18 Tetor 2026, 17:2817:28Politike Shqipëria në kaos, Rama anulon vizitën në Austri 18 Tetor 2026, 15:4515:45Politike Arben Malaj mesazh Ramës: Nuk është turp të japësh dorëheqje, ke pëgjegjësi politike 18 Tetor 2026, 14:4714:47Politike Kostoja e një zgjidhje politike të katrahurës 18 Tetor 2026, 14:4114:41Politike Arlind Qori mesazh policëve gjatë protestës: Mos sakrifikoni për jetën e një maskarai, bëhuni me popullin! 18 Tetor 2026, 14:3114:31Politike