Lajme Zone
Mos e vrasim Sokratin!
KulturëShqiptarja

Mos e vrasim Sokratin!

Ne shqiptarët nuk patëm dot një Sokrat apo një Platon që të na shkruante për “Republikën” apo për “Ligjet”, por të paktën, të mos vrasim dëshirën tonë të madhe dhe përpjekjet sifizike, - pavarësisht të qenit të pafat në histori, - për institucione të pavarura dhe Shtetformim.

Në shekullin e IV para lindjes së Krishtit, në jug të Ballkanit dhe shumë afër me Shqipërinë e sotme, në Athinën e Platonit, Sokratit, Aristotelit ndodhte ajo që edhe sot e kësaj dite, mijëra vite më pas, mendjet njerëzore nuk po dinë ta përpunojnë apo ta bëjnë më mirë: Përkufizimi i Shtetit perfekt dhe i ligjeve në respekt të dinjitetit njerëzor dhe koncepti, për herë të parë në historinë e njerëzimit, i Demokracisë. Si në Athinën e sotme, mbushur me shqiptarë kudo që lëviz, me siguri dhe në epokën e Platonit e të Sokratit, bashkëatdhetarët tanë do të ishin aty: dikush si mjeshtër duarartë, dikush si filozof që emrin e tij nuk mundi ta skaliste në magjinë e historisë, dikush si debatues, dikush si “konspiracionist”... por i imagjinojmë shqiptarët tanë në shekullin IV para erës sonë aty, si sot, si tani. I imagjinojmë bashkëatdhetarët të mrekulluar e të mallëngjyer ndërsa dëgjojnë Sokratin me pasionin dhe pyetjet e pafundme që ja bënte kujtdo që takonte: Dyshime për ekzistencën, dyshime për diturinë, dyshime për të mirën dhe të keqen, dyshime për përsosmërinë, për artet, për shkencën... Sokrati ishte “një i çmendur” që i bezdiste të gjithë me pyetjet e tij, por një shqiptar nuk bezdiset asnjëherë të bëjë... filozofi. Bënin filozofi parët tanë në çdo rrap, në çdo shtëpi, në çdo kafene, në dasmë e në zi... Shqiptarët edhe sot flasin e flasin pa pushim. Familjet tona, shoqëritë, miqësitë janë të ndërtuara në bisedat pa fund për të arritur në një logjikë. Kohëzgjatjet tona nëpër kafene mbajnë rekord! LEXO EDHE:Kriza e besimit mes pushtetit dhe qytetarëve është sfida më e madhe e demokracisë shqiptare Jemi fqinj të denjë të filozofëve më të famshëm të historisë së njeriut mbi tokë, filozofëve të Greqisë antike, por, nëse nuk lodhemi në fjalë e në filozofi, nuk duket se të njëjtin përkushtim e kemi në Shtetformim apo në gjetjen e e më të mirëve mes nesh për t’u dhënë besimin. Në “Republikën” e Platonit, bisedat e Sokratit me Glaukonin për të arritur në përfundimin se cilët njerëz janë të denjë për të qeverisur një vend e për të drejtuar një Shtet, janë gurët e themelit të formimit të Shteteve Europiane dhe të Demokracisë. Në realitet këtë e bënte Sokrati; I sfiliste bashkëkohësit e tij me pyetje që dëshmonin se “edhe më i dituri nuk dinte” e që vërtetonin atë që Sokrati këmbëngulte të thonte: “Di vetëm një gjë, që nuk di asgjë!” Kjo sfilitje për të shkatërruar ego, për të marrë nga bashkëkohësit esencën më të mirë të tyre, i kushtoi filozofit të madh athinas jetën. Athina e qytetëruar dhe tolerante dënoi me vdekje filozofin e saj, pasi po “bezdiste” njerëzit nëpër sheshe e lagje duke u bërë pyetje pa fund dhe për këtë e dënuan. Një mëngjes të akullt shkurti të vitit 399 para Krishtit nisi një nga gjyqet më të famshme në histori: Dënimi i Sokratit. Platoni, si nxënës dhe bashkëkohës i tij ishte aty. “Unë nuk e di, o athinas, se ç’përshtypje ju bënë fjalët e akuzuesve të mi. Sigurisht që, aq e madhe ishte magjia e elokuencës së tyre, saqë, nëse nuk do të bëhej fjalë për mua, edhe unë vetë do t’i besoja fjalët e tyre. Dhe më e bukura është se nuk kishte asgjë që korrespondon me të vërtetën”. Sokrati mban një fjalim në mbrojtje të vetvetes përballë akuzuesve të tij. Turma e njerëzve dhe 500 pjestarët e jurisë popullore ishin paralajmëruar që “nuk duhet të manipuloheshin nga oratoria e Sokratit”. “O njerëz, më i dituri është ai që e di që nuk di” vazhdonte Sokrati, por këto fjalë bezdisnin ata që ishin të bindur se dinin çdo gjë. U përpoq t’i bindtte që nëse do të dënohej me vdekje ata do të humbnin një njeri që Zoti e kishte çuar në atë qytet: “... Më falni për krahasimin ndoshta qesharak... por unë jam si një mizë në kurriz të një kali të një race të mirë, por dembel dhe për këtë arsye duhej yshtur përherë. Një detyrë të tillë – u thotë Sokrati athinasve, - Zoti duket se ma ka dhënë në qytetin tonë, prandaj unë, pa pushim ju rri afër për t’ju ngacmuar, për t’ju nxitur, stimuluar, për t’ju kritikuar, një nga një, çdo ditë... Një tjetër si unë, athinas, nuk do ta gjeni lehtë. Ja përse, nëse do të më dëgjoni, do të më kurseni. Ose ndoshta, do të ndodhë që ju, të ngucur si kush pickohet në gjumë, do të më godisni, duke më çuar me budallallëk drejt vdekjes”. Juria voton 280 vetë pro vdekjes dhe 220 për ta shpallur të pafajshëm. Sokratit i jepet dhe një mundësi që të zgjedhë largimin përjetë nga Athina, por ai nuk e pranon. Atëherë do të dënohet me vdekje duke thënë këto fjalë: “Tani është koha për të ikur, ju drejt jetës, unë, drejt vdekjes. Cili prej nesh po shkon drejt një fati më të mirë, këtë, vetëm Zotët mund ta dinë”. Athinasit vranë Sokratin duke “e dënuar me përjetësi”. Ne shqiptarët nuk patëm dot një Sokrat apo një Platon që të na shkruante për “Republikën” apo për “Ligjet”, por të paktën, të mos vrasim dëshirën tonë të madhe dhe përpjekjet sifizike, - pavarësisht të qenit të pafat në histori, - për institucione të pavarura dhe Shtetformim. Ne e dëgjonim, me siguri, kur Sokrati fliste. Të parët tanë ishin në Athinë. a.m./Shqiptarja.com TAG: Sokrati platoni Shtetformimi DEMOKRACIA Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Tetor, 19:15

Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.3% Jo 21.9% Nuk e di 6.8% Vota total: 2465 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?