Një sulm i hapur ndaj mediave vjen nga Sali Berisha, sipas të cilit, janë të kontrolluara nga qeveria, bizneset dhe kartelet e drogës. Sipas kreut të Partisë Demokratike, liria e mediave është iluzion dhe kërkon ndërhyrje urgjente sepse demokracia në vend është “në agoni.” “Situata dramatike e mediave në Shqipëri të kontrolluara sipas raporteve ndërkombëtare në 90% të tyre nga një aleancë mafioze e narko-qeverisë, bizneseve dhe klaneve të drogës. Aty ku 90% të mediave kontrollohen nga qeveria, korruptohet gjuha, korruptohet mendimi. Liria de fakto është një iluzion. Kërkohet një ndërhyrje urgjente pasi e vërteta është se demokracia në Shqipëri është në agoni. Ndërkohë konsolidohet gjithnjë e më shumë diktatura autoritare e bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve”, tha Berisha. LEXO EDHE:Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Mbetet ‘non grata’, DASH i lehtësoi hyrjen për një herë të vetme! Mungesa në pritjen e Wendt e konfirmoi P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: sali berisha PD media Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Tetor, 19:15
Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.4% Jo 21.7% Nuk e di 6.9% Vota total: 2528 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?
