(E plotësuar) - Kryetari i Organizatës të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL – UÇK), Hyseni Gucati, ka njoftuar se protesta do të vazhdojë nesër më 06.10.2026 në ora 09:00.Gucati ka bërë thirrje që protestuesit ta përfjnë protestën për sonte. Ndërsa tutje i ka ftuar qytetarët që të mos i sulmojnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.Protestuesit rigrupohen në shesh, vazhdojnë tensionet në disa pjesë të PrishtinësTensionet mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës po vazhdojnë në disa pjesë të sheshit “Skënderbeu” dhe rrugëve përreth në qendër të Prishtinës.Pas përshkallëzimit të situatës gjatë mbrëmjes, protestuesit janë shpërndarë në disa zona të sheshit dhe rrugëve përreth, ndërsa përballja me pjesëtarët e Policisë ka vazhduar.Policia ka përdorur gaz lotsjellës në disa raste, në përpjekje për të shpërndarë turmat dhe për t’i larguar protestuesit nga zona.Më herët, protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të objektit të Qeverisë dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.Pavarësisht ndërhyrjeve policore, një pjesë e protestuesve kanë vazhduar të qëndrojnë në zonën e sheshit “Skënderbeu”, ku prej 16 shtatorit po zhvillohen protesta të përnatshme.Situata mbetet e tensionuar në disa pjesë të qendrës së Prishtinës. Qetësohet situata para Kuvendit, Policia shpërndan protestuesitSituata para Kuvendit të Kosovës raportohet të jetë qetësuar krahasuar me orët e mëparshme, pas përplasjeve mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës.Policia ka larguar protestuesit nga sheshi “Skënderbeu”, i cili ndodhet pranë Kuvendit, duke i shtyrë ata në drejtim të sheshit “Zahir Pajaziti”.Gjatë përpjekjeve të policisë për t’i larguar protestuesit nga ndërtesa e Kuvendit, në drejtim të zyrtarëve policorë janë hedhur shishe qelqi dhe mjete piroteknike. Sheshet “Skënderbeu” dhe ato përgjatë rrugës deri te “Zahir Pajaziti” aktualisht janë zbrazur nga protestuesit.Megjithatë, Policia e Kosovës ka vazhduar përdorimin e gazit lotsjellës dhe sprejit në përpjekje për të kontrolluar situatën.Tensionet vazhdojnë, përleshje mes protestuesve dhe Policisë para KuvenditTensionet para Kuvendit të Kosovës janë përshkallëzuar më shumë, ku protestuesit janë përplasur me Policinë e Kosovës, pas moshedhjes në votim për lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.Protestuesit kanë vazhduar të hedhin mjete piroteknike në drejtim të objektit të Kuvendit, ndërsa Policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës, duke i zmbrapsur protestuesit nga zona pranë ndërtesës.Forca të shtuara policore vazhdojnë të qëndrojnë përreth oborrit të Kuvendit, ndërsa protestuesit kanë mbetur të grumbulluar në afërsi të objektit. Për shkak të përdorimit të gazit lotsjellës, disa protestues janë parë me maska mbrojtëse në fytyrë, ndërsa situata vazhdon të jetë e tensionuar.Ndërkohë, rruga “Agim Ramadani”, pranë Kuvendit, vazhdon të jetë e bllokuar nga protestuesit.Në këtë pjesë janë vendosur edhe kontejnerë të mbeturinave, disa prej të cilëve janë përfshirë nga zjarri.Për momentin, situata në zonën përreth Kuvendit mbetet e tensionuar, ndërsa Policia vazhdon të jetë e pozicionuar në numër të shtuar përreth objektit. Tensionohet situata para Kuvendit, hidhen fishekzjarre dhe gaz lotsjellësSituata është tensionuar mbrëmjen e së hënës para Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit e mbledhur në mbështetje të miratimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara janë afruar te barrierat policore të vendosura në hyrje të objektit. Me rënien e territ në Prishtinë, protestuesit kanë qëndruar para Kuvendit dhe kanë kërkuar që deputetët të mos largohen nga objekti pa u votuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ndërkohë, Policia e Kosovës ka vendosur njësitë speciale në pjesën e përparme të objektit, duke shtuar masat e sigurisë. Situata është tensionuar më tej pasi në drejtim të ndërtesës së Qeverisë janë hedhur fishekzjarre, ndërsa Policia është përgjigjur duke përdorur gaz lotsjellës. Protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë pranë objektit të Kuvendit, ndërsa deputetët mbeten brenda ndërtesës. Policia e Kosovës ka mbyllur dyert e Kuvendit, derisa brenda mbeten të bllokuar deputetët dhe gazetarët. Zhvillimet e mëtejshme pritet të varen nga vendimet që do të merren brenda Kuvendit lidhur me Projektligjin për Dhomat e Specializuara./Telegrafi/

