Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Spahiu: Shqipëria s’ka 1.4 miliardë banorë si Kina që PD-PS bëjnë ndarje territoriale çdo 4 vjet


Sipas juristit Kreshnik Spahiu, nevojitet stabilitet dhe një vizion që shtrihet në të paktën 3 dekada dhe jo të rishikohet vazhdimisht.

Projekti i reformës territoriale, ku ajo e radhës do të kalojë për votim në Kuvend pas 3 ditësh, është një qasje e gabuar e të dyja forcave politike gjatë qeverisjeve përkatëse. Në këndvështrimin e Kreshnik Spahiut, të cilin e ndan në ‘Repolitix’ në Report Tv, Shqipëria ka një popullsi të vogël dhe jo si ajo e Kinës që të justifikojë shpeshtësinë e ndarjes territoriale. Sipas juristit, nevojitet stabilitet dhe një vizion që shtrihet në të paktën 3 dekada dhe jo të rishikohet vazhdimisht. “Socialistët dhe demokratët janë sjellë me Shqipërinë sikur të jetë Kina, sikur Shqipëria të jetë 1 mld e gjysmë dhe ndryshon demografinë brenda 4 vjetësh. Është e papranueshme dhe mungesë serioziteti të bësh ndarje territoriale çdo 4 vjet sepse Shqipëria nuk e ka luksin. Stabiliteti në qeverisjen lokale kërkon një lloj qëndrueshmërie. S’mund ta bësh një qytet një herë komunë, një herë bashki, një herë e suprimon fare. Nuk e imagjinoj dot sesi socialistët dhe demokratët s’kanë mundur të kenë një vizion minimalisht 30-vjeçar. Vendoset një ndarje sot dhe për të paktën 30 vjet qeveriset me atë organizim lokal. Jam kundër rishikimit herë pas here”, tha Spahiu. LEXO EDHE:Spahiu: Projekti për 46 bashki do të votohet në Kuvend nëse nuk kundërshtohet nga ndërkombëtarët Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 22:18 Spahiu: Projekti për 46 bashki do të votohet në Kuvend nëse nuk kundërshtohet nga ndërkombëtarët Miratimi i ndarjes së re territoriale sipas propozimit të socialistëve, me 46 bashki nga 61 që ishin më parë, do të varet nga dakordësia me ndërkombëtarët. Sipas deklaratës së juristit Kreshnik Spahiu në ‘Repolitix’ në Report Tv, projekti s’do të kalonte nëse ndërkombëtarët do të shfaqnin rezistencë.“E para, a ka rezistencë brenda Kuvendit? A ka rezistencë brenda PS? A ka oponencë ndërkombëtare? Edhe nëse ka, gjithnjë në politikë luhet shah mat, shkohet në projektin ekstrem për të përfituar më poshtë. Nëse do të bëjnë ujdi me demokratët, demokratët do e lëshojnë diku tjetër. Nëse do të bëjnë ujdi me BE, BE duhet të lëshojë diku tjetër. Nëse do t’ia kërkojnë amerikanët, edhe ky do të jetë aset se do të thotë po e bëj për ju”, tha Spahiu. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 22:12 ‘Territorialja’, gazetari Myzyraj: Balluku mund të rikthehet për të plotësuar 84 votat, nga PD mund të ketë rrjedhje! Deputeti i PS: I kemi numrat Mungesa e dy votave, të Erion Braçes dhe Vullnet Sinajt për të plotësuar numrin 84 që i nevojitet mazhorancës për miratimin e reformës territoriale, do të prodhonte pasoja politike. Isa Myzyraj komenton në ‘Repolitix’ në Report Tv se për të arritur 84 vota, mund të nevojitet rikthimi i Belinda Ballukut në parlament. Gazetari nuk përjashton as mundësinë e rrjedhjes së votave nga krahu i demokratëve.“Do të ishte një krisje e madhe brenda PS që nëse ndodh do të ketë pasoja politike. E enjtja nuk më duket se është afati final. Mund të presim rikthimin e Belinda Ballukut në parlament, pas shumë muajsh. Ka pasur raste që vetë Rama ka ardhur në seancë vetëm për ta bërë numrin 84 sepse Balluku ka refuzuar të vijë në seancë. Nëse do të ketë rrjedhje votash nuk ka as nga Shehaj, as nga Lapaj, as nga PL, por nga PD. Edhe në këtë rast, do të ketë pasoja demokratike. Nëse ndodh që një deputet i jep vota PS, nuk do të jetë më deputet i PD”, shprehet Myzyraj.Ndërsa për deputetin socialist Klevis Jahaj, mazhoranca i zotëron të gjithë numrat dhe mbledhja e sotme e grupit ka qenë vetëm në kuadër të diskutimit për vendimin politik.“I kemi të gjithë numrat për të kaluar reformën. Sot nuk është votuar në seancën plenare. Sot është votuar për qëndrimin politik. Aty ka pasur kërkesa, diskutime, sqarime. Në të gjitha rastet, vendimi politik i grupit të PS ka qenë i unifikuar”, tha Jahaj. P.J/Shqiptarja.com Share P.J/Shqiptarja.com TAG: reforma territoriale repolitix Kreshnik Spahiu Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Tetor, 19:15

Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.4% Jo 21.7% Nuk e di 6.9% Vota total: 2528 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?