Lajme Zone
Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Mbetet ‘non grata’, DASH i lehtësoi hyrjen për një herë të vetme! Mungesa në pritjen e Wendt e konfirmoi
PolitikëReport TV

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Mbetet ‘non grata’, DASH i lehtësoi hyrjen për një herë të vetme! Mungesa në pritjen e Wendt e konfirmoi

Evi Kokalari përmend edhe kontratën prej 6 milionë dollarësh për fushatën elektorale si një ndër më të lartat që është kryer në Aktin e Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA) nga një person i vetëm.

Pavarësisht udhëtimit të tij drejt Shteteve të Bashkuara, Berisha vijon të mbetet “non grata”, shkruan Evi Kokalari. Në një reagim në rrjetet sociale, ajo shprehet se DASH thjesht ka lehtësuar hyrjen e kreut të PD në SHBA për një herë të vetme, por mungesa e Berishës në pritjen e ambasadorit amerikan në Tiranë, Eric Wendt, është konfirmim i “non gratës.” Ajo përmend edhe kontratën prej 6 milionë dollarësh për fushatën elektorale si një ndër më të lartat që është kryer në Aktin e Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA) nga një person i vetëm. LEXO edhe...Berisha sulmon mediat: Kontrollohen nga qeveria, bizneset dhe kartelet e drogës! Liria e tyre, iluzion Reagimi i plotë: Jua thashë që Sali Berishës statusi “non grata” nuk i është hequr. DASH e ka ekzaminuar mirë këtë dosje, madje kanë folur edhe me individë që kanë njohje të mjaftueshme të rrethanave të Sali Berishës në Shqipëri. E vetmja mënyrë për ta bërë Berishën të dukej pak më mirë para audiencës shqiptare ishte pikërisht lehtësimi i hyrjes për një herë të vetme, me pretekstin se kjo i shërben interesit të sigurisë kombëtare të SHBA. Kjo do të thotë se takimi i tij me prokurorin e përgjithshëm Todd Blanche i shërbente pikërisht justifikimit të kësaj vize. Se çfarë i ka thënë Berisha Todd Blanche që lidhet me sigurinë kombëtare të SHBA, as nuk mund të aludoj. Por, thellë thellë, mendoj se do të jetë një mashtrim i radhës, sepse cilido rast korrupsioni i radhës në Shqipëri apo në Ballkan nuk përbën aq interes për SHBA sa të mund të justifikojë këtë vizë hyrjeje për një herë të vetme. Por kontrata prej $6 milionësh me Continental, si dhe gati $2 milionë për LaCivitën me pretekstin e fushatës zgjedhore, përbëjnë një shumë të madhe. Për krahasim, në vitet 2023 dhe 2024, Continental kishte të ardhura prej më pak se $1 milion në vit. Pagesa prej $6 milionësh e Berishës është ndër më të lartat që kemi parë të regjistruara në FARA, sidomos kur vjen nga një person apo politikan i vetëm dhe jo nga qeveria e një shteti të caktuar. Përkimi i vizitës së Berishës me aktivitetin e RNC, që nuk ishte një konventë zyrtare, por më shumë një aktivitet për mbledhje fondesh, nuk ishte i rastësishëm. Ka gjasa që kjo të jetë mundësuar nga LaCivita. Lejimi i Berishës dhe Mediut në “Freedom Lounge”, që ishte zona përpara suitave, edhe pse ata nuk kishin akses në suita, është bërë pikërisht për t’u dhënë mundësinë të bënin foto me këdo që kalonte aty dhe mund të ndalonte. Me gjithë këtë farsë dhe përpjekje për të mashtruar opinionin publik, duke blerë favore të tilla me miliona dollarë, sërish ardhja e ambasadorit të ri në Shqipëri dhe pritja e tij, ku Berisha nuk ishte i ftuar, konfirmojnë faktin se ai mbetet “non grata”. P.J/ReportTv.al Berisha ne listen e zeze te SHBA Eric Wendt sali berisha PD evi kokalari Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.4% Jo 21.7% Nuk e di 6.9% Vota total: 2528 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?