Flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i valëvitur nga disa protestues gjatë akteve të dhunës në Tiranë më 14 tetor, ka sjellë reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila dënon çdo keqpërdorim të këtij simboli në akte vandalizmi. Gjatë protestës, ku pati përplasje mes protestuesve dhe Policisë, në disa prej sulmeve ndaj institucioneve u panë persona që valëvitnin flamurin e UÇK-së. LEXO edhe...Bllokuan rrugën te Ministria e Infrastrukturës, policia shpërndan protestuesit me spray me piper e ujë Një prej momenteve të dokumentuara ishte ai i një protestuesi të maskuar, i cili hipi mbi koshat e mbeturinave që digjeshin dhe valëviti flamurin e UÇK-së, ndërsa persona përreth thërrisnin “UÇK, UÇK!” dhe “Rroftë Shqipëria e madhe!”. Në reagimin e saj, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së thekson se ky flamur përfaqëson Luftën Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët e kombit dhe lirinë e fituar përmes sakrificës së tyre dhe si i i tillë, "kurrë nuk mund të përdoret për të justifikuar, identifikuar apo fshehur veprime që dëmtojnë pronën publike apo private”, thuhet në reagim. "Çdo qytetar ka të drejtën e protestës, por asnjë pakënaqësi, sado e thellë të jetë, nuk i jep të drejtë askujt ta lidhë flamurin e UÇK-së me dhunën, shkatërrimin dhe plaçkitjet. U bëjmë thirrje të gjithë organizatorëve dhe pjesëmarrësve të protestave, të ruajnë dinjitetin dhe shenjtërinë e këtij simboli" shtohet më tej. Protesta e 14 tetorit në Tiranë u shoqërua me më shumë se 9 orë përplasje mes protestuesve dhe Policisë. Gjatë saj u sulmuan dhe u dëmtuan të paktën katër degë bankash të nivelit të dytë, ndërsa mes objekteve të sulmuara ishte edhe Banka e Shqipërisë. U.D/ReportTv.al OVL-UCK flamuri i uck uck protestat kunder qeverise Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 23.2% Jo 73.6% Disi 3.2% Vota total: 3101 Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?

