Lajme Zone
Morini nis fundjavën me fluks të lartë: Qytetarët e Kosovës i drejtohen bregdetit shqiptar
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Morini nis fundjavën me fluks të lartë: Qytetarët e Kosovës i drejtohen bregdetit shqiptar

Mëngjesi i kësaj të shtune nisi me fluks të lartë qytetarësh e mjetesh në pikën e përbashkët kufitare të Morinit. Duket se qytetarët e Kosovës po shfrytëzojnë edhe fundjavën e fundit të gushtit për ta kaluar pranë bregdetit. Numri më i lartë i mjeteve u shënua mes orës 5 deri në orën 7 të mëngjesit.

Policia kufitare operoi me procedurën e përshpejtuar për kalimin e kufirit pa kontrolle për automjetet me targa të Kosovës e Shqipërisë, gjithsesi herë pas here krijohen kolona të gjata mjetesh deri në thellësi të territorit të Kosovës. Për qytetarët e Kosovës kjo javë e fundit e gushtit shënon edhe mbylljen e sezonit të pushimeve edhe për një arsye tjetër, pasi ndryshe nga Shqipëria, në Kosovë procesi mësimor 2026-2027 nis më datën 1 shtator.

Pavarësisht këtij fakti, procedura e kalimit të kufirit pa kontrolle për mjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës është në fuqi deri më datën 30 shtator. Sipas marrëveshjes ndërqeveritare, kjo procedurë aplikohet në dy sezone, përkatësisht për sezonin e verës nga data 1 maj deri më 30 shtator dhe 1 nëntor deri më 28 shkurt për sezonin e dimrit. Përgjatë kufirit Shqipëri-Kosovë, funksionojnë 5 pika të kalimit kufitar dhe 22 vendkalime të lehtësuara për qytetarët e brezit kufitar në distancat 30 km nga vija e kufirit. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet morina