Lajme Zone
Moreira takohet me Bardhin, në fokus anëtarësimi i Shqipërisë: Kuvendi duhet të jetë hapësirë dialogu
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Moreira takohet me Bardhin, në fokus anëtarësimi i Shqipërisë: Kuvendi duhet të jetë hapësirë dialogu

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, është takuar këtë të martë me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, është takuar këtë të martë me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e BE-së në Tiranë, përmes një postimi ku bëhet me dije se në qendër të diskutimit ka qenë procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe roli i Kuvendit në përmbushjen e reformave të kërkuara. Pas takimit, ambasadorja Moreira de Sousa theksoi rëndësinë e angazhimit të të gjitha palëve politike, duke nënvizuar nevojën për dialog parlamentar dhe llogaridhënie të ekzekutivit. “U takova sot me z. Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të PD-së, për të diskutuar rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Patëm një diskutim të frytshëm mbi rolin qendror të Kuvendit në miratimin e reformave, përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së dhe sigurimin e llogaridhënies së ekzekutivit. Kjo kërkon angazhimin e të gjitha palëve dhe që Kuvendi të jetë një hapësirë e mirëfilltë dialogu”, u shpreh ambasadorja e BE-së. Takimi vjen në një kohë kur procesi i integrimit evropian kërkon vijimin e reformave dhe bashkëpunimin mes forcave politike në Kuvend.