Lajme Zone
Momenti i sikletshëm, Trump ngatërron Zelenskyn me Putinin gjatë konferencës për shtyp (VIDEO)
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Momenti i sikletshëm, Trump ngatërron Zelenskyn me Putinin gjatë konferencës për shtyp (VIDEO)

Duke qëndruar krah Zelenskyt ndërsa u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, Trump bëri me shenjë nga presidenti ukrainas dhe pyeti: “A keni një pyetje për presidentin Putin, ju lutem?"

Në një konferencë për shtyp, Donald Trump duket se ngatërroi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, me udhëheqësin rus, Vladimir Putin, përpara se të përpiqej të korrigjonte veten me një shpjegim që shkaktoi habi te të pranishmit. Duke qëndruar krah Zelenskyt ndërsa u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, Trump bëri me shenjë nga presidenti ukrainas dhe pyeti: “A keni një pyetje për presidentin Putin, ju lutem?” Kjo deklaratë shkaktoi disa të qeshura në sallë. Në atë moment, Trump u përpoq ta kthente lapsusin në një pikënisje për të folur për udhëheqësin e Kremlinit. LEXO EDHE:‘Me mikun e çmuar’, Rama takon presidentin Erdoğan pas samitit të NATO-s (VIDEO) “A keni një pyetje për presidentin Putin, jo për Zelenskyn, por për Putinin?”, tha ai duke bërë sërish me shenjë nga presidenti ukrainas. “Çfarë do të donit ta pyesnit? Sepse do t'ia bëj atë pyetje”. Kur një gazetar i kujtoi se vitin e kaluar e kishte quajtur Putinin një “tigër prej letre”, Trump këmbënguli në propozimin e tij. “Jo, jo, bëni një pyetje jo për Zelenskyn, por për Putinin. Sot do të flas me të. Më bëni një pyetje të mirë, një pyetje të vështirë.” Më pas, një gazetar pyeti: “Kur do t'i japë fund kësaj lufte?” Trump u përgjigj: “Është një pyetje shumë e mirë. Nuk besoj se ia kam bërë ndonjëherë më parë. Do t'ia bëj.”/Corriere P.J/Shqiptarja.com TAG: donald trump Samiti i Natos Volodymyr Zelensky vladimir putin Komento Komente Piku: 09/07/2026 08:02 Çfare kllouni Përgjigju Sondazhi i ditës:

9 Korrik, 15:08

Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 67.9% Jo 27.3% Disi 4.8% Vota total: 187 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Korrik, 15:08 Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?