Janë publikuar pamje nga mbërritja e ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt. Siç shihet edhe nga pamjet, eskorta e Wendt ka mbërritur në Pallatin e Brigadave. Ai do të dorëzojë letrat kredenciale te Presidenti Bajram Begaj, duke nisur zyrtarisht misionin e tij në Shqipëri. Wendt mbërriti në Shqipëri një ditë më parë dhe ceremonia në Presidencë shënon fillimin formal të mandatit të tij diplomatik në Tiranë. Mori zyrtarisht detyrën, kush është ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, Eric Wendt?

