Lajme Zone
Momente paniku në Ranën e Hedhun, nënë e bir rrezikojnë mbytjen!  Ndërhyrja e shpejtë shmang tragjedinë në plazhin e Shëngjinit
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Momente paniku në Ranën e Hedhun, nënë e bir rrezikojnë mbytjen! Ndërhyrja e shpejtë shmang tragjedinë në plazhin e Shëngjinit

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur të “Ranës së Hedhun”, ku nënë e bir kishin hyrë për t’u larë. Në rrethana që po verifikohen, ata kanë hasur vështirësi në ujë dhe kanë rrezikuar jetën.

Një ngjarje e rëndë është shmangur këtë të hënë në plazhin e Shëngjinit, ku një nënë dhe djali i saj i mitur rrezikuan të mbyteshin në det. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur të “Ranës së Hedhun”, ku nënë e bir kishin hyrë për t’u larë. Në rrethana që po verifikohen, ata kanë hasur vështirësi në ujë dhe kanë rrezikuar jetën. LEXO edhe...Morën me forcë 28-vjeçarin, e dhunuan dhe më pas e lanë në mes të rrugës, arrestohen 2 vëllezërit në Lezhë! Në pranga edhe kushëriri (EMRAT) Falë reagimit të menjëhershëm të rojeve bregdetare, ndihmës së disa pushuesve që ndodheshin pranë si dhe ndërhyrjes së shpejtë të ekipit të urgjencës spitalore, është bërë i mundur nxjerrja e tyre nga deti dhe dhënia e ndihmës së parë. Burime nga shërbimi shëndetësor bëjnë me dije se të dy kishin konsumuar sasi të konsiderueshme uji, por fatmirësisht janë shpëtuar në kohë. Aktualisht, nënë e bir po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Lezhës, ndërsa gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar dhe parametrat jetësorë janë të qëndrueshëm. P.J/ReportTv.al Lezhe Shengjin rana e hedhun mbytje Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 66.9% I gabuar 24.9% Nuk e di 8.3% Vota total: 884 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?