Lajme Zone
Mjekët e QSUT realizojnë me sukses ndërhyrhjen te tre vjeçarja! I heqin tumorin në tru
Të tjeraReport TV

Mjekët e QSUT realizojnë me sukses ndërhyrhjen te tre vjeçarja! I heqin tumorin në tru

Një ndërhyrje e vështirë kirurgjikale është realizuar me sukses në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), ku një vajzë vetëm 3 vjeçe iu nënshtrua një operacioni 7-orësh për heqjen e një tumori në trurin e vogël.

Një ndërhyrje e vështirë kirurgjikale është realizuar me sukses në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), ku një vajzë vetëm 3 vjeçe iu nënshtrua një operacioni 7-orësh për heqjen e një tumori në trurin e vogël. Pavarësisht moshës së vogël dhe kompleksitetit të ndërhyrjes, ekipi mjekësor arriti ta heqë tërësisht tumorin. Pas operacionit dhe kujdesit të specializuar, gjendja e fëmijës paraqitet e mirë, teksa mjekët shprehen se vogëlushja do t'i nënshtrohet edhe disa kontrolleve të tjera pas operacionit. LEXO edhe...Në prag të reshjeve të vjeshtës, Bashkia pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do të gjobiten (VIDEO) “Një lajm që na mbush me shpresë dhe gëzim! Një fëmijë vetëm 3 vjeç, përballë një sfide të madhe shëndetësore, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati 7 orë. Tumori në trurin e vogël ishte një sfidë e vështirë, veçanërisht në këtë moshë. Por falë përkushtimit, profesionalizmit dhe punës së palodhur të ekipit mjekësor, ndërhyrja u realizua me sukses dhe tumori u hoq i gjithi. Sot, falë kësaj ndërhyrjeje dhe kujdesit të ekipit mjekësor, fëmija gëzon shëndet të plotë. Pas ekzaminimit histologjik, trajtimi do të vijojë sipas protokollit të përcaktuar nga Bordi Multidisiplinar Onkopediatrik. Një falënderim i veçantë për të gjithë ekipin që ishte pjesë e kësaj sfide: Prof. Dr. Artur Xhumari, Anestezist Myfit Saraçi, Kirurg asistent Gramoz Brace, Instrumentarë Refije Kadiu dhe Ervin Gjisha” shkruhet në faqen zyrtare të Qendrës Spitalore ‘Nënë Tereza’, Tiranë. Xh.K/ReportTv.al tumor ministria e shendetesise Tirane QSUT Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.6% Jo 20.9% Nuk e di 7.6% Vota total: 1755 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?