Lajme Zone
Mitralozë, automatikë, granata e uniforma serbe, Policia e Kosovës zbulon një arsenal masiv armësh në veri, Sveçla: Ndërkombëtarët të rrisin presionin ndaj Serbisë!
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Mitralozë, automatikë, granata e uniforma serbe, Policia e Kosovës zbulon një arsenal masiv armësh në veri, Sveçla: Ndërkombëtarët të rrisin presionin ndaj Serbisë!

Sveçla: Arsenali u zbulua pranë zonës ku javët e fundit u gjetën tri varreza masive me mbetjet mortore të 23 personave.

Një arsenal i madh armësh është zbuluar nga Policia e Kosovës gjatë operacioneve të zhvilluara në veri të vendit. Bëhet fjalë për 72 armë, mes tyre 2 mitralozë, 11 automatikë AK-47, 27 pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, 7 granata dore, mijëra fishekë, mjete shpërthyese dhe piroteknike, si edhe uniforma ushtarake serbe. Armatimi u ekspozua këtë të enjte në Qendrën e Njësive Speciale "Enver Zymeri" në Mitrovicë. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se autoritetet ranë në gjurmë të arsenalit gjatë operacioneve në disa lokacione në veri dhe se hetimet po vazhdojnë për të identifikuar personat që e posedonin dhe qëllimin për të cilin ishte fshehur. Sipas ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, armatimi u gjet në fshatrat përreth Kalludrës, në Zubin Potok, një zonë që ka qenë në qendër të vëmendjes edhe javët e fundit. Ai kujtoi se pikërisht aty janë zbuluar tri varreza masive, ku janë gjetur mbetje mortore të 23 personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. LEXO EDHE:Organizata terroriste 'Brigada e Veriut' publikon video me kërcënime ndaj Kosovës: Po përgatitemi, na pritni se po vijmë! “Ky arsenal armësh, municioni e pajisjesh është gjetur në fshatrat përreth Kalludrës së Zubin Potokut, një zonë tashmë e njohur për të gjithë ne. Pikërisht aty ku gjatë javëve të fundit janë zbuluar tri varreza masive, në të cilat janë gjetur mbetje mortore të 23 personave”, ka deklaruar Sveçla. Sveçla tha se zbulimi i arsenalit është rezultat i hetimeve dhe i operacioneve të zhvilluara pas shtrirjes së kontrollit të institucioneve të Kosovës në veri. Sipas tij, gjetja e armëve dhe e varrezave masive tregon se kjo zonë nuk ishte përdorur vetëm për veprimtari të armatosura, por edhe për fshehjen e gjurmëve të krimeve të luftës. Për këtë arsye ai përsëriti thirrjet ndaj ndërkombëtareve që të rrisini presionin ndaj Serbisë që të dorëzojë kriminelët e luftës dhe të japë informacionet për vrasjet e kryera prej saj. Share U.D/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Xhelal Sveçla arsenal armesh kosove Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57% Shoqëria 26.9% Social media 16.1% Vota total: 4830 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?