Lajme Zone
Mirlinda Karçanaj shkon në SPAK, zbaton masën e vendosur nga Gjykata e Lartë
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Mirlinda Karçanaj shkon në SPAK, zbaton masën e vendosur nga Gjykata e Lartë

Mirlinda Karçanaj është paraqitur këtë të martë në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë të vendosur nga Gjykata e Lartë, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Mirlinda Karçanaj është paraqitur këtë të martë në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë të vendosur nga Gjykata e Lartë, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Ish-drejtoresha e AKSHI-t duhet të paraqitet në Policinë Gjyqësore të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ndërsa ndaj saj është caktuar edhe masa “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe i është sekuestruar pasaporta.

Më herët, Karçanaj ndodhej nën masën “arrest në shtëpi”, por Gjykata e Lartë vendosi ndryshimin e masës pas rekursit të palës mbrojtëse.

Karçanaj është nën hetim nga SPAK për akuza që lidhen me shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Top Channel