Kudo janë të punësuar burrat, gratë, motrat, vëllezërit, nipër e mbesa, kunetër e baxhanakë të një tufe politikanësh hale që prej 30 vitesh gjoja luftojnë njëri-tjetrin, por jetojnë si vëllezër në institucionet ku rrogat janë superiore në krahasim me pjesën tjetër të administratës... Banka e Shqipërisë me një numër punonjësish rreth 500 veta është shndërruar si vend strehimi e punësimi vetëm për familjarët e qenëris politike që bëjnë sikur zihen e janë bashkë kudo si qentë të së njëjtës tufë.
Po kështu janë pothuajse të gjitha institucionet e tjera Kushtetuese ku ka rroga të majme si AMF, FSHZH, etj.
Kudo janë të punësuar burrat, gratë, motrat, vëllezërit, nipër e mbesa, kunetër e baxhanakë të një tufe politikanësh hale që prej 30 vitesh gjoja luftojnë njëri-tjetrin, por jetojnë si vëllezër në institucionet ku rrogat janë superiore në krahasim me pjesën tjetër të administratës.
Kjo listë është hartuar duke u bazuar në të dhënat e pjesshme të publikuara në faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë për lidhjet familjare të politikanëve me të punësuarit në Bankën e Shqipërisë.
1. Gent Sejko — Guvernator i Bankës së Shqipërisë.
2. Holta Zaçaj — Zëvendësguvernatore e Parë.
3. Natasha Ahmetaj — Zëvendësguvernatore e Dytë.
4. Anastas Angjeli — Këshilli Mbikëqyrës; ish-ministër dhe ish-deputet i PS-së.
5. Ervin Mete — Këshilli Mbikëqyrës; ish-Ministër i Financave dhe Ekonomisë.
6. Ridvan Bode — ish-anëtar i Këshillit Mbikëqyrës; ish-Ministër i Financave dhe ish-deputet i PD-së.
7. Adela Bode — vajza e Ridvan Bodes; Departamenti i Stabilitetit Financiar.
8. Livia Nikolla — vajza e Lindita Nikollës; e dokumentuar si specialiste/analiste në Bankën e Shqipërisë.
9. Margerita (Megi) Topalli — vajza e Jozefina Topallit; ekonomiste, Departamenti i Kërkimeve.
10. Betina Naço — vajza e Nasip Naços; e raportuar në Bankën e Shqipërisë.
11. Aldo Dhima — djali i Antoneta Dhimës; i raportuar në Bankën e Shqipërisë.
12. Elvis Piro — djali i Tatiana Piros; i raportuar në degën e Bankës së Shqipërisë në Lushnjë.
13. Elda Mataj — bashkëshortja e Agron Gjekmarkajt; e raportuar si juriste në Bankën e Shqipërisë.
14. Miranda Rama — e raportuar si kunata e Sali Berishës; këshilltare e Guvernatorit.
15. Odeta Nishani — bashkëshortja e ish-Presidentit Bujar Nishani; e raportuar në Departamentin e Administrimit.
16. Blerta Kruja — motra e Keltis Krujës; e raportuar në Departamentin e Administrimit.
17. Anila Muçka — e raportuar si kunata e Adriatik Llallës; Departamenti i Burimeve Njerëzore.
18. Evis Çeli — e raportuar si kunata e Arben Imamit; Departamenti i Sistemeve të Pagesave. Emri i Evis Çelit del gjithashtu në një dokument të BSH të vitit 2024.
19. Gejsi Çeku — djali i Robert Çekut; i raportuar në Departamentin e Kontabilitetit.
20. Anjeza Harizaj — e raportuar si nusja e djalit të Fatos Bejës.
21. Kristi Kromidha Nano — i raportuar si vëllai i Xhoana Nanos; Departamenti Juridik.
22. Elsa Zhulali — vajza e ish-ministrit Safet Zhulali; e raportuar gjithashtu me lidhje familjare me Aldo Bumçin; Marrëdhëniet me Jashtë.
23. Lorna Tabaku — motra e Jorida Tabakut; Departamenti i Mbikëqyrjes.
24. Lavdie Memiaj — e raportuar si kunata e Shaban Memisë; Departamenti i Pagesave.
25. Ledia Bregu — e raportuar si kushërira e parë e Majlinda Bregut; historikisht e raportuar në Kontroll. Sot Ledia Bregu figuron zyrtarisht drejtoreshë e Departamentit të Sistemeve të Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës.
26. Juna Bozdo — motra e Eno Bozdos; Departamenti i Mbikëqyrjes.
27. Eduard Sinani — vëllai i Dëshira Subashit; i raportuar si Drejtor i Sigurimit.
28. Eduart Roku — i raportuar si nip i ish-guvernatorit Ardian Fullani; Departamenti i Burimeve Njerëzore.
29. Marilda Shkurti — e raportuar si vajza e dajës së Ardian Fullanit; Agjencia e Sigurimit të Depozitave.
30. Onos Topi — i raportuar si djali i tezes së Blendi Fevziut; Departamenti i Statistikës.
31. Besnik Dedja — i raportuar me lidhje familjare me familjen e Samir Manes; Arkiva Elektronike.
32. Arben Beja — djali i Fatos Bejës; i raportuar në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave.
33. Bashkëshortja e Musa Ulqinit — e raportuar si punonjëse e Bankës së Shqipërisë.
34. Motra e Ylli Manjanit — e raportuar si punonjëse e Bankës së Shqipërisë.murrizi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum Pse flamingot e mbetura prishin koncertet? 4 Tetor 2026, 18:5118:51Forum Ben Blushi: Shqiptarët janë më shumë mesdhetarë sesa ballkanas 4 Tetor 2026, 16:2916:29Forum Pse kriza e qirave mund ta rrëzojë qeverinë Sánchez në Spanjë 4 Tetor 2026, 14:2614:26Forum Pasqyra ku nuk shihet asgjë 4 Tetor 2026, 10:1610:16Forum "Ministrja e ardhshme" 3 Tetor 2026, 17:3017:30Forum Videot pornografike, tymnajë për skandalet e qeverisë 3 Tetor 2026, 14:2814:28Forum

