Lajme Zone
“Mirë se të gjeta, Shqipëri!” Ambasadorja e re e BE-së nis misionin në Tiranë (VIDEO)
EkonomiEuronews Albania

“Mirë se të gjeta, Shqipëri!” Ambasadorja e re e BE-së nis misionin në Tiranë (VIDEO)

“Mirë se të gjeta, Shqipëri!” Me këtë përshëndetje në gjuhën shqipe, ambasadorja e re e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka nisur misionin e saj në vendin tonë.

“Mirë se të gjeta, Shqipëri!” Me këtë përshëndetje në gjuhën shqipe, ambasadorja e re e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka nisur misionin e saj në vendin tonë. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale nga Tirana, Moreira de Sousa shpreh mbështetjen e Bashkimit Europian për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit, ndërsa vlerëson mikpritjen dhe bukuritë e vendit. “Krenare që nis misionin tim si Ambasadore e re e BE-së në Shqipëri. Mbështetja e rrugëtimit të vendit drejt Bashkimit Evropian do të jetë në qendër të misionit tim dhe mezi pres të punoj me të gjithë ju për arritjen e këtij qëllimi”, shkruan ambasadorja krahas videos. Mesazhi i parë i ambasadores së re të delegacionit të BE në Shqipëri pic.twitter.com/s39c9oIGrz— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) September 4, 2026