Lajme Zone
Miratohet Reforma Territoriale, Braçe e Spiropali votojnë pro, kthimi i Ballukut krijon kaos në Kuvend
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Miratohet Reforma Territoriale, Braçe e Spiropali votojnë pro, kthimi i Ballukut krijon kaos në Kuvend

Reforma e re Territoriale, që parashikon reduktimin e numrit të bashkive në Shqipëri nga 61 në 46, është miratuar në Kuvend me 85 vota pro, duke siguruar shumicën e cilësuar. Në votimin në parim, projektligji mori fillimisht 84 vota pro, ndërsa në votimin përfundimtar mazhoranca arriti të sigurojë 85 vota, edhe pse në sallën e Kuvendit ishin të pranishëm 116 deputetë. Në mbështetje të draftit votu

Reforma e re Territoriale, që parashikon reduktimin e numrit të bashkive në Shqipëri nga 61 në 46, është miratuar në Kuvend me 85 vota pro, duke siguruar shumicën e cilësuar. Në votimin në parim, projektligji mori fillimisht 84 vota pro, ndërsa në votimin përfundimtar mazhoranca arriti të sigurojë 85 vota, edhe pse në sallën e Kuvendit ishin të pranishëm 116 deputetë.

Në mbështetje të draftit votuan edhe deputetët socialistë Erion Braçe dhe Elisa Spiropali, pavarësisht se më herët kishin shprehur rezerva dhe kundërshti ndaj ndarjes së re territoriale.

Numri i votave ishte një nga çështjet më të diskutuara për mazhorancën, pasi Partia Socialiste disponon 82 mandate, ndërsa tre votat e PSD-së plotësuan shumicën e nevojshme prej 84 votash.

Votimi u shoqërua me tensione dhe kaos në sallën e Kuvendit, pasi kryeministri Edi Rama mbërriti pak çaste para nisjes së votimit, ndërsa deputetët e opozitës reaguan duke hedhur sende në drejtim të tij.

Situata u tensionua edhe më tej me mbërritjen në sallë të Belinda Ballukut, pasi ish-zëvendëskryeministrja kishte munguar prej disa seancash, ndersa u përball me reagimin e deputetëve demokratë, të cilët hodhën ujë dhe sende të forta në drejtim të saj.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, iu drejtua Ballukut me fjalët: “Dil jashtë ti e korruptuar. Shko në burg”.

Prania e Ballukut në sallë, në momentin e votimit të reformës, u komentua në kontekstin e nevojës së mazhorancës për të siguruar shumicën e cilësuar edhe pse ajo është nën hetim nga SPAK për akuza që lidhen me korrupsionin dhe pastrimin e parave.

Reforma e re territoriale parashikon shkrirjen ose bashkimin e 15 bashkive, duke e çuar numrin e njësive vendore nga 61 në 46. Drafti ka hasur kundërshtime edhe nga banorë të bashkive që preken nga riorganizimi.

Miratimi i reformës me 85 vota përbën një zhvillim të rëndësishëm për mazhorancën, e cila arriti të shmangë një rrjedhje të mundshme votash dhe të sigurojë shumicën e cilësuar të kërkuar për ndryshimin e hartës së pushtetit vendor. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm