Lajme Zone
Miratohet projekti për ndërtimin e autostradës Kashar-Rrogozhinë, ja kur nis
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Miratohet projekti për ndërtimin e autostradës Kashar-Rrogozhinë, ja kur nis

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri me dije këtë të enjte nisjen e ndërtimit të autostradës Kashar-Rrogozhinë. Në një video-postim në rrjetet sociale, Karakaçi u shpreh se punimet për këtë autostradë do të nisin brenda vitit, si pjesë e projektit për Korridorin Blu dhe krijimin e një lidhjeje të drejtpërdrejtë veri-jug. Sipas Karakaçit, kjo autostradë do të ndihmojë në le

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri me dije këtë të enjte nisjen e ndërtimit të autostradës Kashar-Rrogozhinë. Në një video-postim në rrjetet sociale, Karakaçi u shpreh se punimet për këtë autostradë do të nisin brenda vitit, si pjesë e projektit për Korridorin Blu dhe krijimin e një lidhjeje të drejtpërdrejtë veri-jug.

Sipas Karakaçit, kjo autostradë do të ndihmojë në lehtësimin e trafikut në aksin e ngarkuar Tiranë-Durrës. “Kashar-Rrogozhinë është pjesë e Korridorit Blu dhe vazhdimi i aksit Thumanë-Kashar. Me një gjatësi prej 33,5 kilometrash, kjo do të jetë autostradë e kategorisë A dhe do të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë veri–jug, duke ndihmuar në lehtësimin e trafikut në një prej akseve më të ngarkuara të vendit, Tiranë–Durrës. Ky është një projekt i rëndësishëm që, së bashku me kantierët që kemi hapur, si Bypass-i i Tiranës, Bypass-i i Elbasanit, Elbasan–Rrogozhinë, Elbasan–Qafë Thanë dhe autostrada Milot–Balldren, do të kontribuojë në modernizimin e infrastrukturës rrugore të vendit dhe do ta çojë një hap më tej lidhjen e Shqipërisë me rrjetin europian të transportit”,-tha Karakaçi./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.