Lajme Zone
Miratimi i Territoriales/ Rama për debatet e brendshme: Mos bëni hesape pa hanxhinë me Partinë Socialiste, votimi i dha Shqipërisë një shtysë modernizuese
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Miratimi i Territoriales/ Rama për debatet e brendshme: Mos bëni hesape pa hanxhinë me Partinë Socialiste, votimi i dha Shqipërisë një shtysë modernizuese

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit në Kuvend të reformës së re territoriale, e cila u shoqërua me debate edhe brenda Partisë Socialiste. Në një postim në rrjetet sociale, Rama e cilësoi votimin si një tjetër shtysë modernizuese për Shqipërinë, ndërsa përcolli edhe një mesazh për ata që, sipas tij, kishin bërë llogari të gabuara për qëndrimin e socialistëve. “Nuk duhet të bëjnë asnjëher

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit në Kuvend të reformës së re territoriale, e cila u shoqërua me debate edhe brenda Partisë Socialiste. Në një postim në rrjetet sociale, Rama e cilësoi votimin si një tjetër shtysë modernizuese për Shqipërinë, ndërsa përcolli edhe një mesazh për ata që, sipas tij, kishin bërë llogari të gabuara për qëndrimin e socialistëve. “Nuk duhet të bëjnë asnjëherë hesape pa hanxhinë me Partinë Socialiste”, shkroi Rama. LEXO edhe...Miratimi i Territoriales/ Salianji: Berisha po i bëhet krah Ramës dhe po i zgjat pushtetin, jep dorëheqjen “Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese. Dhe nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste”, shkroi Rama. Lajmi në përditësim... SI.E./ReportTv.al reforma territoriale edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.7% Jo 33% Nuk e di 6.3% Vota total: 1858 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?