Pas 14 orësh debatesh dhe përplasjesh, Kuvendi miratoi hartën me 46 bashki me 85 vota pro. Rama u largua duke qeshur, ndërsa Braçe dhe Spiropali tërhoqën vëmendjen me reagimet e tyre. Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale Me 85 vota pro, Kuvendi votoi pas një seance maratonë hartën e re territoriale me 46 bashki, një nismë e kundërshtuar nga opozita. Në seancë ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Votimi u zhvillua mes tensioneve dhe përplasjeve në sallë.Mazhoranca siguroi shumicën e cilësuar të nevojshme për miratimin, duke tejkaluar me një votë pragun prej 84 votash.
Në votimin në parim, projektligji kishte marrë 84 vota pro ndërsa në seancë ishin të pranishëm 116 deputetë. Pro projektligjit votuan edhe deputetët socialistë Erion Braçe dhe Elisa Spiropali, të cilët më herët kishin paralajmëruar qëndrimin e tyre kundër. Pas votimit, kryeministri Edi Rama u largua duke qeshur i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Ervin Demo dhe kreu i Kuvendit Niko Peleshi. Pas votimit, Braçe tha se do ta shpjegonte të nesërmen vendimin për të votuar pro.Deputetë të Partisë Demokratike hodhën sende në drejtim të tij, ndërsa seanca u shoqërua me kaos dhe tensione. E pranishme ishte edhe ish zv.kryeministrja Belinda Balluku. Debatet për reformën territoriale dhe projektligjet e tjera zgjatën rreth 14 orë.Ndarja e re territoriale parashikon reduktimin e 15 bashkive. miratohet me 85 vota pro reforma territoriale eb68a618 c7d7 4ea6 85d8 b1d07bfdec1b 54332dc5 dbf8 4edb 97a4 803d0abb168f 12561747 cc04 439d b11a 8359b8667410 c8da16b3 46cb 40ef 88d2 5f0bda244d0b Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale 900 0 1791501786x5ced111a 4493 4cab a5c6 bfc6f0f26174 505 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama vë në rresht Braçen, Spiropalin dhe socialistët e tjerë, miratohet me 85 vota pro reforma territoriale 9 Tetor 2026, 01:0701:07Politike Vullnet Sinaj e zbukuron edhe më shumë kthesën: Selenica nuk duhet të shkrihet, por partia thotë ndryshe! 8 Tetor 2026, 23:0323:03Politike “Nëse nuk voton kundër, je hipokrite”, Berisha sfidon Spiropalin pas kritikave për reformën territoriale 8 Tetor 2026, 22:5322:53Politike “Nëse ti voton kundër, je jashtë grupit!”, Braçe tregon si e kërcënoi Rama në mbledhjen e PS-së 8 Tetor 2026, 22:4422:44Politike Berisha akuza të forta ndaj Tom Doshit: Po u bën presion deputetëve për reformën territoriale 8 Tetor 2026, 22:2822:28Politike PS zbraz sallën e Kuvendit, reforma territoriale drejt votimit në orët e vona; a do t'i sigurojë Rama votat? 8 Tetor 2026, 22:2522:25Politike

